• |
ide | kryesore

Miliardat e rrugëve/ Pse përfundoi në SPAK drejtoresha e Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur e dorëhoqën nga Autoriteti Rrugor Shqiptar si drejtoreshë, Sonila Qato që vinte nga një experiencë e shkurtër si Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen shkruajti se qe e gatshme që eksperiencën, dijen dhe integritetin ta vinte “në dispozicion të çdo detyre tjetër” që mund t’i ngarkonte partia.

42 vjeçarja dukej e pandërgjegjshme në atë kohë për pasojat që do të kishte nga përplasja me një nga kompanitë më të mëdha të konçensioneve, Gjoka Construction.

Jo vetëm iu mbyll karriera në shtet, por tre vite më pas (26 Tetor) kaloi pragun e SPAK për t’u njohur me akuzën e shpërdorimit të detyrës në tenderin e lotit 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, me vlerë mbi 2 miliard e 332 milion lekë.

Tenderi për Gjoka Construction

Edi Rama ne inaugurimin e tunelit te Skerfices, pjese e lotit 7 te rruges kardhiq-Delvine

Rruga Kardhiq-Delvinë është e gjatë 36.5 km dhe punimet janë ndarë në 8 lote dhe po aq tendera të ndryshëm. Për Lotin e 7 parashikohej ndërtimi i Tunelit të Skërficës me vlerë 2.3 miliard lekë (19 milionë euro).

Në garë u prezantuan 6 oferta. ARRSH shpalli fituese ofertën më të lartë me 18.9 milionë euro rreth 98.5 për qind të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria.

Kompania me ofertën më të ulët, Gjoka Konstruksion, u ankua në Komisionin e Prokurimeve Publike dhe pretendoi se meritonte ta fitonte tenderin.

Më 9 korrik 2019, Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi në favor të saj. Anuloi vendimin e ARRSH që drejtohej nga Qato dhe kërkoi që brenda 10 ditëve fituesi i tenderit të shpallej Gjoka Konstruksion.

Këmbëngulja e Qatos kundër Gjoka Construction

nje nga tunelet ne rrugen e Arbrit
Nje nga tunelet ne rrugen e Arbrit

Autoriteti Rrugor Shqiptar, që drejtohej nga Sonila Qato nuk e zbatoi vendimin për ta shpallur fituese Gjoka Construction për lotin e Kardhiq-Delvinë, siç vendosi Komisioni i Prokurimeve Publike.

Qato vendosi të nxjerrë një arsye tjetër se përse kjo kompani nuk duhej të fitonte tendering. Dhe këtë e bëri në media.

Më herët, Gjoka Konstruksion kishte fituar kontratën e ndërtimit të rrugës së Arbrit. Punimet u deklaruan se kishin ecur me shpejtësi dhe në bazë të dokumentave që dorëzoi në shtet për ecurinë e punimeve, kompania kishte përfituar pagesën e parë prej 2.5 miliard lekësh.

Por në media dolën dokumenta që tregonin se ARRSh kishte konstatuar faktin se kompania kishte falsifikuar deklaratat e punimeve në disa segmente.

Deklaratat e rreme, sipas ARRSH ishin bërë për plotësuar kriteret për fitimin e tenderit për lotin 7 të rrugës Kardhiq – Delvinë.

Dokumenti u publikua nga Balkanweb, dhe mban datën 22 gusht 2019, shkruan: “Dokumentacioni i paraqitur nga operatori Gjoka Konstruksion sha paraqet të dhëna të rreme e të pasakta. Punimet e marra përsipër nga Gjoka Konstrusion nuk kanë përfunduar sipas kontratës. Ka zëra punimesh, të cilat janë pasqyruar në situacionin përfundimtar si të përfunduara, por në fakt janë të parealizuara”.

Lexo edhe: Largimi i Sonila Qatos/ PD nxjerr dokumente: Tenderi Kardhiq-Delvinë u anulua nga Rama

Në të njëjtën ditë që doli dokumenti, Balluku anuloi tenderin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë, miliardat e të cilit po nxirrnin të palarat e rrugës së Arbrit.

Përqafimet e Ramës me Rrok Gjokën

Rama duke perqafur Rrok Gjoken ne Rrugen e Arbrit

Një video inspektimi e Ramës në rrugën e Arbrit e shfaq kryeministrin teksa përqafohet dhe bën humor me biznesmenin Rrok Gjoka. Video mund të shihet KËTU.

Ishte viti 2018, thuajse një vit para se Gjoka të ankohej për manipulimin e tenderit Kardhiq-Delvinë.

Përplasja e Sonila Qatos me biznesmenin tregoi se në rrugën e Arbrit nuk kishte asgjë për të qeshur. Pavarësisht se çfarë deklarohej apo shkruhej në dokumenta, punimet nuk shkuan sipas afateve.

Madje pasi Rruga e Arbrit u inaugura në Nëntor të vitit 2021, tunelet u mbyllën sërish. Në disa segmente nuk ishin kryer punimet deri në fund, pavarësisht daulleve të fushatës.

Dokumentat që dolën nga sherri Qato-Gjoka shërbyen për të kuptuar se qeveria ishte në dijeni të problemeve, por bëri një sy qorr.

Çfarë ndodhi me Sonila Qaton

Sonila Qato duke hyre ne SPAK bashke me avokatin

Tre ditë pasi dolën në media dokumentat denoncuese për kompaninë Gjoka Construction, Sonila Qaton e dorëhoqën.

“Vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore,” deklaroi Qato në faqen e saj në Facebook. “…jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë,” vijoi më tej deklarata e saj.

Kuptohet se urdhri për të lënë zyrën kishte ardhur nga lart.

Në Janar Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se kishte kapur në shkelje të ligjit ish-Drejtoreshën dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Pas gati 3 vitesh, SPAK i lexoi akuzën për shpërdorim detyre.

Qato u bë shembull. Njësoj si parti, edhe në abuzimet e tenderave ka një hierarki. Shkeljet tek e para edhe mund edhe të të falen, por nëse shkel rregullat e të dytës, pasojat janë të pashmangshme./Lapsi.al

https://lapsi.al/2019/10/01/denoncimi-ndaj-gjoka-construction-oficeret-e-krimeve-te-renda-mberrijne-ne-rrugen-e-arbrit/



16 Comments

  1. Pse perfundoi ne SPAK? Ça pyrtje leshi eshte kjo ? Jo vetem kjo por e gjithe elita e rilindasve duhet perfundoi ne SPAK . Biles disa prej tyre duhet te shkojne direkte ne burg .

    1. Po pa perjashtim te gjithe e kane hak burgun. Por ja qe a-spak-u vepron sipas planit te punes qe I jep rama, punon si mekanizem apo vegel personale e rames.
      Sonila eshte e pandehur nga aspaku sepse ka thyer rregullin e dyte , dhe per kete ke hak burgun, jo per shkeljen apo abuzimin.

      1. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin,salih karaxhici vodhi me nje dore dhe nje rruge 60 km 1.4 miliard euro ju merreni me Qaton o shpellkare rrace e qelbet,salih metaj i korruptuar dhe i lidhur me krimin e thote britani,krimineli familjes Lumneshi qe paguan per ti ngrene Mutin salihut

  2. Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën…Nen respektin e institucionit nuk eshte si salih karaxhic qe nuk respekton institucionet per 30 vjet,por vetem shpif si nje Llaxore lagjesh,nuk e keni kuptuar akoma o shpellkare

  3. Qato behu gati te flesh ne hotel kashta ca kohe sepse eshte pa qera.
    Te kam thene moj Qato bashke me Bushatin dhe Shkulakun qe te jesh e ndershme dhe profesioniste,por ti nuk na degjove Neve dhe mire te te behet.
    Hotel kashta eshte pa tender po ke mjaft kohe qe te zgjedhesh jastekun.

  4. Drejtesia po funksionon me se fundi.

    Kjo fale Edi Rames.

    E ku imagjinohej ne kohen e Sali malokut te qelbur nga Vicitoli qe nje funksionar publik te akuzohej apo hetohej.

    Faleminderit Edi Rama.

  5. Duhet t’ia marre ne goje arqen aruxhi hamutit te ndihmon edhe lali lali. Komandanti e ka te zene, ka rradhe mbrapa deres.

  6. Po zgjedhin alibinë e humbjes. Vetëm të shohësh Metën nga një parti me 22 deputetë shkoi në 4 dhe tani nuk kandidon as për bashki, po kërkon këshillat bashkiakë. Kanë marrë një patate të nxehtë dhe ia hedhin njëri-tjetrit”, tha Spahiu.

  7. sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?Shpellkaret ne qytet,kombi ne rrezik

  8. Në vazhdim shqiptarët do të njihen me fakte, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *