• |
ide | kryesore

‘Cila PD do regjistrohet në zgjedhje?’/ Celibashi: Nuk e them dot sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot përpara medieve për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se nuk ka një përgjigje se kë PD do regjistrojë në zgjedhje, atë nën drejtimin e Sali Berishës apo pjesën e grupit që ndjekin Enkelejd Alibeajn. Ai u shpreh se vendimin do e marrë KQZ-ja ku të vijë kërkesa.

“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë. Kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje. Por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.



3 Comments

  1. Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?”.

    Kështu do të deklaronte Paloka në janar, duke shtuar se këtë e kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *