• |
ide | kryesore

Policia malazeze liron kreun e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjeloshaj



Nik Gjeloshaj, kreu i Partisë “Alternativa Shqiptare” dhe njëkohësisht kryetar i Komunës së Tuzit është liruar nga policia. Sipas medieve malazeze, ai u mor në pyetje nga Sektori i Sigurisë së Podgoricës rreth orës 12:10 të së premtes.

Më herët Gjeloshaj u ndalua nga policia pas një incidenti në kryeqytet. Sipas të njëjtave burime dyshohet se ai ka fyer anëtarët e Drejtorisë së Policisë. “Vijesti” shkruan se ngjarja ka ndodhur pasi policia rrugore ka kontrolluar një veturë luksoze. Ajo drejtohej nga një shok i Gjeloshajt.

Në të cilin ndodheshin edhe anëtarë të familjes së kryetarit të Komunës së Tuzit. Sipas të njëjtave burime Gjeloshaj ka debatuar me policët pasi patrulla e ka dërguar atë makinë për kontroll teknik për shkak të xhamave të errësuar. Drejtoria e Policisë nuk kanë pranuar të komentojë rastin.

Ajo ka thënë vetëm se “masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër dhe pas tyre do të japin një deklaratë”. Ndërsa Kreu i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, Dushko Milanoviq bëri të ditur se ndaj Gjeloshajt është hapur një çështje për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ska si te mos mungonte hakmarrja e tradhtarit Dritan abazovic ndaj nje patrioti si Nik Gjeloshaj, natyrisht me urdher te atyre qe e paguajne dhe ben biznes me ta(serbet,dhe konkretisht familja e atij lesbikut,Ana Bernabic).Pasi u bere dem malazezeve (sidomos ne lidhje me kishen), pasi tentoi ti beje dem edhe shqiptareve (kryesisht me Open Ballkan), Abazovici, po ik nga pushteti i perkohshem qe iu fal,si tradhetar i te gjitheve(shqiptareve, malazezeve, NATOs), si deshtak dhe ne fund si nje hakmarres qe shfrytezon ditet e fundit te pushtetit pet te godit patriotet shqiptare,si Niku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *