• |
ide | kryesore

Marinsat rusë ngrenë krye: Po na bëni “mish për top” (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
marinsat



Marinsat rusë që ankohen për gjeneralët e tyre. Ata thonë se ata janë “të paaftë” dhe po i trajtojnë si “mish për top”. Kjo pasi njësia e tyre pësoi një humbje shkatërruese.

300 burra u vranë ose u plagosën në 4 ditë luftime të rënda në Ukrainën lindore. Marinsat janë nga Brigada e 155-të e Këmbësorisë Detare të Rusisë. Ata i shkruan një letër të ashpër guvernatorit të tyre rajonal. Aty pretendonin se kishin humbur 300 ushtarakë në një masakër në Pavlivka falë planeve të gabuara të gjeneralëve Rustam Muradov dhe Zurab Akhmedov.

Ushtarët pretendojnë se komandantët rusë “po fshihnin” kaosin në rajonin e Donetsk dhe “ulnin numrin e humbjeve nga frika se mos bëheshin përgjegjës”. Marinsat kërkuan në letrën e tyre që Vladimir Putinit t’i rrëfehet personalisht masakra dhe se ai duhet të krijojë një komision të pavarur ushtarak.

Letra vjen pasi pamjet tregojnë mijëra ushtarë rusë të mobilizuar që organizojnë një rebelim të jashtëzakonshëm kundër gjeneralit të tyre për dërgimin e tyre në vijën e parë me mungesë furnizimesh dhe pajisjesh.

Gjeneral-major Kirill Kulakov, 53 vjeç, u përball me thirrjet “ik nga këtu”, “turp për ty” dhe “poshtë regjimi i Putinit”. Mijëra burra të mobilizuar iu bashkuan një proteste në bazën e tyre të stërvitjes në qytetin e Kazanit, në jugperëndim të Rusisë. Një natë më parë atyre iu tha se do të dërgoheshin në vijën e frontit.

Ushtarët që kryesuan rebelimin u thanë eprorëve se nuk mund të luftonin sepse kishin duruar javë të tëra mungesë uji dhe racione të pakta ushqimi. Tani ata do të dërgoheshin në betejë me “mitralozat e ndryshkur të viteve 1970”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Jo nuk ka mundesi. Kjo eshte propagand sorrosiane.
    Se trimat rus nuk bejn kurr mbrapa. Ata i kapin predhat me dhemb.
    Hi
    Hi
    Hi

  2. Propaganda e zakonshme. Pse nuk e dime ne qe Ushtria Ruse eshte e pamposhtur?! Pse nuk e dime ne qe ne fakt Putini ka pushtuar tashme Kievin sic premtoi, Dombasin dhe Luhanskun po e po, si edhe Ukrainen qendrore, perendimore dhe veriore dhe tashme po avancon drejt Lvivit?

    Po kush i ha genjeshtrat e mediave perendimore te kontrollouara nga masonet, Rothchildet, hebrenjte, Sorosi dhe reptilet?!

    PS: Elvis Presli eshte gjalle! Hitleri nuk vrau veten, por ne te vertete u arratis ne Argjentine. Presidenti Amerikan eshte ne fakt nje kakzoze! Kush ka bere vaksinen e Covidit e ka ngrene chipin brenda!

    😀 😀 😀

  3. Derra ruse po ngordhin shume.
    Trima jane njesoje si rameshurra dhe tualet balla i rrajces…..
    Por problemi eshte se i tradheton prapanica e qelbure bolshevike….
    Ne te s’emes vafshin monstrat e ndyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *