• |
ide | kryesore

Manè u dëmtua dhe humbi Katar 2022, Senegali nuk dorëzohet: “Do t’i lutemi shtriganëve”

-Instant, Sport
Manè



Kanë mbetur vetëm 10 ditë deri në Kupën e Botës në Katar dhe Senegali kishte pritshmëri të mëdha. Megjithatë, gjatë ndeshjes së fundit të luajtur nga Bayern Munich kundër Werder Bremen, erdhi lajmi i keq. Sadio Manè, ylli i kombëtares afrikane, akuzoi një problem me tendinën në gjurin e tij të djathtë. Dëmtimi është i rëndë dhe e përjashton atë nga turneu. Në fakt kohët e rikuperimit janë shumë të gjata për të shpresuar për një thirrje për Botërorin. Megjithatë, në Senegal nuk duan të dorëzohen para realitetit të fakteve. Afrikanët janë gati të marrin rrugë jo tamam të ligjshme për të pasur në dispozicion sulmuesin.

Pas lajmit për dëmtimin e Manè, i gjithë Senegali ra në dëshpërim. Shpresat e një popullate të tërë ishin në fakt te lojtari më përfaqësues në vend. Manè mendohet i vetmi që mund t’i shtynte Luanët e Terangas drejt objektivave të paimagjinueshme. Për këtë arsye, kombi afrikan është gati të bëjë gjithçka për ta sjellë sulmuesin në Katar, madje edhe të përdorë praktika që nuk janë saktësisht mjeko-shkencore. Siç njoftoi sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samoura, Federata është e gatshme të kërkojë ndihmën e shtriganëve.

SHTRIGANËT E LAJMËRUAR NGA ZYRTARJA E FIFA-s

“Senegali nuk mund ta gëlltisë ende këtë lajm,” shpjegoi Samoura. “Të gjithë prisnin që ne të shkonim shumë larg në Kupën e Botës. Për këtë do të përdorim shtriganët tanë, do t’i lutemi. Shpresojmë për një mrekulli, Mané duhet të jetë atje”, deklaroi ajo. Shtriganët, për të cilët është folur kohët e fundit në çështjen Pogba, janë figura tipike të kulturës islame. Një përzierje e magjistarëve dhe njerëzve të shenjtë me fuqi të mëdha, duke përfshirë shërimin. Megjithatë, detyra për të shëruar sulmuesin e Bayernit në kohë rekord duket e frikshme, në mos e pamundur. Por kur shkenca mjekësore nuk mund të bëjë më asgjë, atëherë e vetmja shpresë mbetet besimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *