• |
ide | kryesore

FOTO/ Katar kampion i Azisë, festimi i Afif është një… magji: lojë prestigjatori para kamerave

Sport, Video
Afif



Katari ka përsëritur suksesin në Kupën e Azisë 2019 dhe heroi i ndeshjes, në finalen kundër Jordanisë, ishte Akram Afif. Tre gola të shënuar prej tij e të gjithë nga pika e bardhë e penalltisë. Por më shumë se saktësia e Afif para portës, veçanërisht, festa pas golit të parë u bë virale.

Sulmuesi 27-vjeçar i Al-Sadd ishte autori i një truku të vërtetë magjie. Sulmuesi katariot iu afrua një prej kamerave duke mbajtur mes gishtave një letër bixhozi që e portretizonte. Afif e tregoi dhe më pas e tundi papritur, duke bërë që një kartë tjetër të shfaqej në duart e tij, me shkronjën “S” të shkruar.

Lexo më tejVideo/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll

Arsyeja e këtij xhesti prej prestigjatori u shpjegua në fund të ndeshjes nga vetë Afif: “Zgjodha të festoja në atë mënyrë për golat e mi sepse ishte një dedikim për gruan time kuvajtiane. Ajo erdhi për të më mbështetur për herë të parë nga stadiumi. ‘S’ është shkronja e parë e emrit të saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *