• |
ide | kryesore

Video/ Përjashtimi i bujshëm në Kupën e Azisë: episod surreal, i paparë ndonjëherë në futboll

Sport, Video
Azisë



Flagrante ajo që ndodhi sot në ndeshjen mes Irakut dhe Jordanisë, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Azisë. Aymen Hussein, sulmuesi i kombëtares së Irakut (me të cilin ka bërë 70 paraqitje dhe 18 gola), u përjashtua nga fusha për një arsye të pabesueshme.

FESTIMI I AYMEN HUSSEIN

Pasi shënoi golin e provizorit 2-1 në minutën e 76′, sulmuesi irakian festoi duke u ulur në fushë dhe duke imituar gjestin e ngrënies së barit në fushë. Një gjest në dukje i padëmshëm, i cili megjithatë nuk i ka pëlqyer arbitrit Alireza Faghani.

Lexo më tej: Bregu i Fildishtë shkarkon teknikun Gasset pas humbjes, por ‘ripeshkohet’ për 1/8 e Kupës së Afrikës

KARTONI I DYTË I VERDHË

Bilbili iranian në fakt e ndëshkoi festimin e Hussein me karton të verdhë, i dyti për irakianin, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë edhe në pjesën e parë. Një episod që rezultoi vendimtar për sa i përket ndeshjes. Kombëtarja jordaneze rikuperoi në kohën shtesë (me dy gola mes minutave 95 dhe 97) për të fituar 3-2 dhe për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Azisë. Mbetet enigma për “fajin” e të gjorit Hussein që ngrënia e barit i kushtoi përjashtimin, por kombëtares së tij eliminimin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *