Një eksperiencë e konsideruar dramatike, kapërcimi drejt një kulture të pakonceptueshme për të, rrëfyer në intervistën e dhënë për Globo Esporte. James Rodriguez, aktualisht në San Paolo, kujton sezonet e tij në Katar dhe flet për përshtatjen e tij të vështirë gjatë viteve me Al-Rayyan. Jeta dhe kultura në Katar janë shumë të vështira – tha kolumbiani -. Ishte një vend me të cilin e kisha të vështirë të përshtatesha. Të gjithë e dinë që në futboll, në dushe, të gjithë lojtarët janë të zhveshur, por aty nuk mund të bëje as këtë. Kolegët më thanë se ishte e ndaluar”.
James Rodriguez pastaj shtoi: “Ishte e frikshme. Në vakte të gjithë hanin me duar, po të kërkoja komplet, më thoshin jo. Në atë moment thashë që nuk do ta bëja”. Një koment edhe për përvojën e tij në Gjermani: “Është një vend i ftohtë dhe njerëzit janë gjithashtu të ftohtë – përfundoi ai -. Kishte ditë që zgjohesha dhe ishte ftohtë, i ftohtë acar, mendoja vetëm se çfarë dreqin po bëja atje”.
James Rodriguez has opened up on his time at Qatari club Al-Rayyan which left him bewildered 😬
🗣️ “In football everyone is naked when they shower, but my teammates told me you can’t do it like that. I was afraid.
“Everyone there eats with their hands, which was difficult.” pic.twitter.com/OUgmVhzu7B
— SPORTbible (@sportbible) December 27, 2023