• |
ide | kryesore

Thatësirë në Katalonjë, Barcelona urdhërohet: “Nuk ka dushe pas stërvitje, lojtarët të lahen në shtëpi”

Sport
Barcelona



Alarmi i thatësirës në Katalonjë e ka detyruar qeverinë rajonale të miratojë një sërë masash drastike për të reduktuar konsumin e ujit publik dhe privat. Një pjesë e këtyre vendimeve do të ndikojë edhe te Barcelona, dhe në veçanti në impiantet sportive të klubit: Ciutat Esportiva Joan Gamper, qendra stërvitore e skuadrës dhe stadiumi Lluís Companys, ku katalanasit luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi këtë sezon për shkak të punimeve të restaurimit në Camp Nou.

“Klubi i futbollit Barcelona konsumon ujë në zona të ndryshme dhe duhet të kompensojë atë që përdor për ujitjen e fushave me dushet. Qoftë në Montjuic apo San Joan Despí. Të gjitha këto struktura kanë detyrimin të ulin konsumin e ujit, prandaj nëse duan të vazhdojnë ujitjen e fushave, duhet të kompensojnë në mënyra të tjera”, paralajmëroi David Mascort, këshilltar i qeverisë katalanase për veprimet klimatike, duke folur për Cadena Ser.

Lexo më tej: Dushet me defekt në “Allianz Stadium”: Inter kthehet në Milano pa u larë

Praktikisht, Xavi dhe stafi i tij do të duhet të vendosin nëse do të reduktojnë, apo të ndalojnë plotësisht për disa ditë, ujitjen e fushave stërvitore dhe stadiumit, duke i lejuar lojtarët të bëjnë dush menjëherë në fund të seancave. Apo t’i japin përparësi kujdesit të fushave – të cilat trajneri blaugrana i ka shumë për zemër -. E për këtë arsye t’i dërgojë lojtarët të lahen në shtëpitë e tyre përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *