• |
ide | kryesore

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ahmeti



Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërmeti i dëmtoi shtëpinë e ndërtuar në Petrelë, në periferi të Tiranës, poetja akuzohet se ka kryer ndërtime pa leje.

Ajo ishte pjesë e rreth 30 shtetasve të tjerë që u dënuan këtë vit pse kishin ndërhyrë për të riparuar banesat e tyre pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dënimi i poetes pason atë të kantautorit Bojken Lako. Ai u dënua në prill të këtij viti nga gjykata e Tiranës me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm. Dënimi iu konvertua në liri me kusht. Në vendimin e gjykatës thuhej se Boiken Lako ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zonën e njohur si ‘NRSHRAKU’, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar kryeministri Rama që ka gjetur rastin të sulmojë prokurorinë.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Në shtator qeveria mori vendim që ata që kanë ndërtuar kate pa leje do të duhet t’i paguajnë ato me çmimin e tregut. Deri tani asnjëri prej tyre nuk është paditur apo dënuar për ndërtim pa leje. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Kujt po i ankohesh? Vete i ke perzgjedhur si qershia keto “te drejtesise se re”. Ata s’jane “budallenj” te procedojne penalisht shoket e tu qe ndertojne kulla e kate te tera pa leje se e dine se fluturojne nga puna. Dhe qe te justifikohen se po “punojne” i japin dajak “kriminelave” qe rregullojne tjegullat e catise, qe meremetojne kotecin e pulave, qe shtrojne me zift tarracen qe mos ju pikoje tavani etj etj.

    Ramazan, duhet te ishte qire plaka me kohe e me vakt, po tani eshte bere pothuajse e pamundur dhe kjo. Ke hyre ne rankun e elites majtiste dhe je i mirembrojtur, kshu qe ne terezi e kenobte qifsha robt!

  2. Po ka shkelur ligjin, le te denohet, madje me burg, jo me keshtu perkedhelje “pune ne komunitet”. Pse te tjeret i kane futur ne burg?
    Kerkoi leje kjo e sja dhane?
    Pse sja dhane?
    Po oligarket qe puth palla i gjate pse nuk denohen?

  3. Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

    Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub.

    Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist.Cecenet e salih metaj qe akoma jane ne sistemin e drejtesise pa kaluar ne veting po punojne ngushte me salihun per te krijuar situata te tilla qesharake,cecenet shpellkare masturbohen tani me foton lakuriq te rames

    1. SKAM LIDHJE ME KRAHINEN VERIORE TE SHQIPERIS . Kush je ti mor RQ qe sha dhe percmon trevat shqipetare vetem per propagand partie o ta shkelyft fisin cecenia , shpellaria , serbia , azerbaxhania dhe gjith shqiperia ropt . Ik mor mi halesh thuja ne sy tropojanit , kuksianit , pukjanit e hasjanit ne sy ; ik Po sta futi telefonin a pc ne byth o pederast e hajdut i popullit shqipetare . Vetem nje hajdut qe do me rujt gjon e vjedhme rri ore e minut neper portale tu sha si skuth o qenie llum o i degjenerum .

  4. Moza e denuar per ndertim pa leje???!!!

    Ne Petrele???!!!

    😅😅😅

    O tempora o mores!

    Moza shkrete thjesht nuk ka korruptuar autoritetet mbikqyrese qe ne fakt jane autoritete gjobe-venese per xhepat e tyre.

  5. Shko ankohu te rruga elbasanit mos na u qaj me lot konkodrili. Kjo esht prokuroria qe opdat e kontrollon dite nate, ,prej vitesh

  6. Katet pa lejeeduhet te shemben. Cenojne sigurine e objektit. Nqs nje termet krijon probleme kush pergjigjet?

  7. Nuk egziston dënim për ndërtim pa leje në asnjë vend në botë. Për dënim penal flas.Egziston gjoba dhe shëmbja.Por rrallë herë vihet pasi një ndërtim përfundon.Vepron institucioni përgjegjës menjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *