• |
ide | kryesore

“Një egoist, kurrë nuk ishte një mik”. E tani ish-gruaja e Pippen është lidhur me djalin e Jordan

-Instant, Sport
Pippen


“Ai dhe unë nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë miq”, shkroi Scottie Pippen në librin e tij të botuar pak ditë më parë, “Unguarded”. Nga faqet e tij ai sulmon hapur lojtarin më të mirë të historisë, Michael Jordan. E të mendosh që të dy luajtën krah për krah te Bulls nga 1987 deri në 1993 dhe më pas nga 1995 deri në 1998: “Si guxoi të më trajtojë kështu mua dhe shokët tanë të ekipit në atë kohë në The Last Dance, pas gjithë asaj që bëmë për të dhe markën e tij të çmuar?”.

Një raport i vështirë, që ndoshta tani do të bëhet edhe më i vështirë për shkak të një lajmi të ri. Flitet për një flirt mes Marcus Jordan, djalit të Michael dhe Larsa Pippen, ish-bashkëshortes së Scottie. Të dy filluan të takoheshin në fillim të vjeshtës dhe u panë së bashku në Rolling Loud në NYC. E më pas u shfaqën përsëri muajin e kaluar në një restorant japonez në South Beach.

Ndërsa Larsa Pippen, 48 vjeçare, më parë mohoi çdo lidhje romantike me djalin 31-vjeçar të MJ, gjërat tani kanë ndryshuar. Dyshja festoi në një klub nate në Majami dhe më pas u larguan nga klubi së bashku. Një burim i tha PageSix: “Mund të thuhet me siguri që të dy ishin në një takim”.

Lexo më tej: Atletet e Michael Jordan shiten për një milion e gjysmë dollarë (FOTO)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *