• |
ide | kryesore

Përplasja, BE ragon ndaj Albin Kurtit: Nuk kemi hequr dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kurti tha se Borrell ka hequr datën që ishte vendosur për normalizim të marrëdhënieve, që ishte marsi i vitit 2023.

Sakaq Peter Stano u shpreh se çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë.

“Çdo pretendim se BE-ja po heq dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e mbështet Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është i pasaktë. BE-ja vazhdon të qëndrojë plotësisht pas këtij propozimi dhe inkurajon dyja palët që të bien dakord me tekstin, sapo të jenë të gatshme t’i dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të afta të pranojnë zgjidhjet evropiane. Tani është thelbësore që të dyja palët të shmangin përshkallëzimin, e kërkohet veprim i menjëhershëm nga dyja palët – Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave e Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Nuk mund të ketë negociata për normalizimin me kërcënim aktual të dhunës”, ka thënë Stano, raporton N1.

Në rrjetin e tij social Twitter Peter Stano shkruan “Unë do të informoj Shtetet Anëtare, Ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ligjore ndërkombëtare, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ.”,



12 Comments

  1. “Sapo të jenë të gatshme”. Stano, po tju lexosh neper rreshta dhe detaje duket qe jeni sumça te gjithe ju teknicienet dhe burokratet e BE-se. Dihet me zë e figurë që plani Franko-Gjerman eshte refuzuar me ashpersi nga Beogradi dhe ju kane kercenuar duke u shprehur haptazi qe Kosova eshte Serbi dhe mos luani me zjarrin.

  2. Ore fallxhore te BE s nje pyetnje e thjesht per Perfaqsuesin e BE a e nje kufirin mes Kosoves dhe Serbis dhe a njihet Kosova si shtet i panvarur nga Europa kaq thjesht eshte cfar rendesie kan gjobat per thyerje ligjore ne kosov me Europen dhe Serbin.

    1. Cdo me tene : nuk mund te kete negociata nen kercenimin e dhunes.
      BE – ja e ligjit dhe demokracise e quan dhune zbstimin e ligjit?
      Ne cilin vend te BE mund te qarkullosh me makine me targa te leshuara nga nje shtet tjeter por te konsiderohesh vendas madje te mos paguash as taksa.
      Mundet dikush ne Spanjen e Bordellit te shpike targa psh katalonase apo baske dhe te qarkulloje lirshem ne Spanje pa u ndeshkuar nga policia?
      Kete marreveshjen per targat, e shpiku Kurti apo e bene BE dhe Serbia e Kosova shume vjet para se te behej Kurti kryeminister?
      Ne se nuk eshte e mire, pse nuk e anulojne marreveshjen fillestare?
      Po Arusha Von Derr Laja cfare thote, do ti vere sanksione Kosoves apo Serbise? Se me sa kemi pare, demokracia europiane funksionon vetem ndermjet sanksioneve, qe ne vetevehte jane antidemokratike dhe denim kolektiv per te mos the qe jane edhe aspak te suksesshme.

  3. fuck europe. leta kthyenceshtjet e pronave mbrapsht. ne maj te strasburgut jane njerzit e rames. Ku BE ? ne te sems ja ku eshte

  4. fuck soros
    fuck europe
    fuck merkel
    fuck rama
    fuck the left
    fuck socialism
    fuck european union
    fuck the establishment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *