• |
ide | kryesore

Denoncimi i Metës: Policia dhunon qytetarin sepse i kërkoi Ramës të mos bënte propagandë me përmbytjet (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta me një postim në Facebook denoncon një dhunën që sipas tij Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj një qytetari në Durrës, i cili i ka kërkuar kryeministrit të mos bëjë propagandë me përmbytjet.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!



2 Comments

  1. Edhe une bashke me keta te ngjyrave e denoncoi kete akt jo patriotik.
    Sa te vime ne pushtet pastaj do hani mut njelloj si me perpara biles pa sheqer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *