• |
ide | kryesore

Votimi i buxhetit, pedagogët në protestë para Parlamentit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pedagogët do të zhvillojnë protestën e tyre të radhës me datë 24 Nëntor përballë parlamentit.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale ata theksojnë se është zgjedhur ky vend dhe kjo datë për shkak se në seancën plenare të së enjtes votohet edhe buxheti për vitin 2023.

“Bëhet tubimi universitar i radhës. Tek rruga “George Bush” përballë parlamentit (përballë komunitetit mysliman shqiptar”.

Jeni të ftuar të jeni pjesëmarrës në organizimin e këtij eventi me rëndësi pasi në atë ditë votohet edhe buxheti 2023 dhe prezenca jonë do të rrisë sensibilizimin mbi politikën për një qëndrim tjetër ndaj arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *