• |
ide | kryesore

Berisha: Për karrigen, Rama i gatshëm të marrë vendimet dhe në Beograd

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, marty sali-berisha-edi-rama



Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se sot shqiptarët quhen popull i gomones për shkak të narkoshtetit.

Ai tha mes të tjerash se Rama është i gatshëm që për të mbrojtur karrigen e vetë të marrë vendime dhe jashtë Shqipërie, si në Beograd.

“Aleanca me Beogradin, është aleancë përçarëse në ajon dhe kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet që t’i bëjë Kosovës. PD e ka theksuar dhe e thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët edhe mbështetësit e saj dhe ato për Shqipërinë duhet të merren në Shqipëri. Rama për karriget e tij është i gatshëm që të marrë vendime për jashtë vendit për të zgjatur pushtetin e tij. Ne qëndrojmë në bindjen tone se vetëm një vend që merr vendimet e tij mund të zhvillohet. Sot jemi popull i gomoneve.

Nëse 30 vite më parë u bëmë vendi i gomoneve për shkak të kafshatës, ishim të 3 të më varfëritë në botë, sot jemi populli i gomones për shkak të një narkoshteti që nuk respekton liritë tona që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet. Në këtë mënyrë, vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndarë si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet. 400 km vijë bregdetare dhe porti zhduket, a mund të imagjinohet një akt i tillë? Mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe, është jetik dhe kërkon mobilizim shumëplanësh. Të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, që janë më të kërcënuara se kurrë.”, tha Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.



14 Comments

    1. Dalin vet qytetaret skane nevoje as per Berishen e as per Meten.122 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022. 

  1. NJe mut jeni te dy o Berish. Ti per karige vrave qytetar me duar ne xhepa ne sy te te gjitheve ne mes te bulevardit, shkaterrove Shqiperin ne 97 vetem se nuk doje te jepje dorheqje, shkaterrove opoziten per hallin tend. Ik mos hamut shum tani. Rama ka thyer shpresen e shqiptareve kurse ti ke marr peng shpresen e shqiptareve per te ndryshuar Ramen. Edhe vet e di qe svjen kurr ne pushtet e prap per hallin tend ke marr peng opoziten. Je pjes e problemit nuk je pjes e zgjidhjes.

  2. Ne fakt ky vertet i vrau per karrige por fatkeqsia jane te gjithe karat qe besojne akoma thikat me helm apo cadrat pistolete. Besoj inteligjenca duhet te kete probleme.

  3. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

    Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

    Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *