• |
ide | kryesore

39-vjeçari humbi jetën gjatë garave me makina sportive, lihet i lirë shoferi që e përplasi

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë të akuzuarin për vrasje nga pakujdesia në kartodromin e Shijakut. Pasi ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 40-vjeçarit Florian A. me kërkesë të prokurorisë së Durrësit, gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”. Ndaj Florian A. është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia. 39-vjeçari Armand M. humbi jetën gjatë garës me makina sportive në kartodromin që ndodhet në aksin rrugor Plepa-Tiranë, rruga e Ndroqit, më 20 nëntor të këtij viti.

Gjatë një gare me makina sportive elektrike ai u godit fort nga garuesi tjetër. Përplasja ka qenë tejet e fortë dhe e ka nxjerrë jashtë piste viktimën. Mjeti i tij është përplasur edhe me barrierat mbrojtëse. Përplasja ka qenë fatale për 39-vjeçarin edhe pse ka qenë me rrip sigurimi dhe skafandër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *