• |
ide | kryesore

Durrës/ Punonjësi humbi jetën teksa priste degët e pemëve, vihen në pranga 2 persona

Lajme, Të fundit
Kapet shpërndarësi i kokainës në Durrës, procedohet adoleshenti



Ditën e djeshme një punonjës 35-vjeçar ka humbur jetën teksa po priste degët e pemëve në plazhin e Durrësit. I riu ka rënë nga koshi i vinçit të punës, teksa po priste degët e pemëve në lagjen 13. Në këtë zonë po kryen punime për ndërtimin e pedonales. Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona.

Në pranga është vënë Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, i cili ishte drejtuesi teknik i firmës. Po ashtu, u arrestua Blerim Margeshi 42-vjeç, i cili ishte drejtuesi i vinçit nga ku u rrëzuar punonjësi që vdiq.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;

B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *