• |
ide | kryesore

Foshnja humbi jetën në spital, prindërit kallëzim për drejtoreshën e QSUT-së: Nuk kishte ilaçe dhe aparatura

Lajme, Të fundit
Foshnja humbi jetën në spital, prindërit kallëzim në Prokurori për drejtoreshën e QSUT-së



Prindërit e foshnjës 9-ditëshe, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico si dhe drejtoreshën e maternitetit E. Demaliaj. Prindërit kanë denoncuar për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër. Në kallëzimin penal, thuhet se në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura.

“Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës. Duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë.

Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë. Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej. Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit”, shprehet babai i foshnjës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *