• |
ide | kryesore

Berisha lë sallën kur nis të flasë Rama: I ka futur thika pas shpine Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
thika



Në Tiranë po mbahet një mbledhje e përbashjët e të dy parlamenteve. Takimi bëhet me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Sapo nisi fjalën kryeministri Rama, ka dalë nga salla, kryetari i PD-së, Sali Berisha. Përpara gazetarëve Berisha akuzoi Ramën se i ka futur thika pas shpine Kosovës.

“Në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot. Një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Aleksandër Vuçiç. Njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë.

Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit. Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.

Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar. Të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar. U largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe. Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar” – tha Berisha. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. ky eshte tradhetari me i madhe ne historin e Shqiperise, ky me grua serbe, edhe me ndimen qe i dha serbise me naften kunder Kosoves , edhe tashti me helmin e tij kerkon te fuse dy shtet Shqiptare ne percarje

    1. Nafta sa per Tuzin, Gjakoven dhe Prizrenin ishte. Cfare ndihme mori Beogradi o toç kuklle patronazhist?

      1. O toc qe ste ka lene urejtja te hapesh syte, qe ste pelqen e verteta, po shikoje me syrin jo partiak, sa sa eshte e verteta, o toc qe nuk shikon sa shume ka ndryshuar nga koha qe ishte ai ne pushtet, o toc qe skupton eshte ky antishqiptari qe prish edhe shkateroj gjithecka qe ishte ndertuar, (lutu zotit qe sprishi hidrocentralet), prandaj ne qofte se une jam patrozhanist ti shko edhe mere syze se nuk shikon mire

  2. Sali berisha eshte antishqiptar . Ai ka bashkepunuar dhe ndihmuar Serbine ne kohen e luftes Kosove — Serbi ne vitin 1999. Poshte Sali komunisti , krimineli dhe non grata!!!

    1. Ikni more injorantet e shqiperis qe su bet njerez nje here! Mereni me prralla ter jeten dhe harruat qe ky qe qenka kaq pro shqiperis cfar spo ben per serbin dhe interesat e saj dhe vetem te saj! Eshte edi rama qe cdo veprim e ka pro serbi dhe mban ngaqnje fjalim aty tek ju syleshet gjasme patriotik edhe ju o burrrrraaaaaaa na do edi! Ky shqiperin jo vetem ne serbi e ka shitur por sot shqiptaret kan emrin dhe dinjitetin me te ulet ne cdo cep te evropes dhe amerikes latine! Injorantet, barkthar qe sdin cfar flasin me! Skandal! Turp turp turp!

  3. ky qelbesire vucidoli i shiti nafte serbise vrau shume aktiviste dhe gazetare kosovare,takoi Milloshevicin ,Ky merr urdhera nga Beogradi te krijoje trazira ne Shqiperi Dhendrri dhe agjenti i Serbise dhe Rusise duhet eliminuar Ky malok kokshpulle e ka mbushur dhe derdhur kupen

  4. O shpellkar AllasKar nafta ishte per serbet qe ishin me embargo nga OKB dhe vellai serb nuk e tradhtoje memen serbi,por si cecen qe je ti as salihun nuk e beson kur ai vete e ka pranuar ne intervista qe ka dhene qe i ka shitur nafte serbise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *