• |
ide | kryesore

Borrell: BE ka trajnuar 1100 ushtarë ukrainas

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha se 1100 ushtarë ukrainas kanë marrë pjesë deri më tani në programin e trajnimit të organizuar nga BE. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian miratuan vendimin për trajnimin e ushtarëve ukrainas më 14 nëntor. Disa vende anëtare të BE-së, sipas marrëveshjeve dypalëshe, tashmë po trajnonin personelin ushtarak ukrainas. Në total, deri në 15,000 personel ushtarak pritet të trajnohen në 20 vende anëtare. Kostoja, për të cilën Borrell tha se do të arrinte në 100 milionë euro, do të mbulohej nga BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *