• |
ide | kryesore

Ryshfet 131 mijë euro për një tender, arrestohet drejtoresha e OSHEE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka rënë në prangat e policisë 48-vjeçarja e shpallur në kërkim për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Uniformat blu bëjnë me dije se 48-vjeçarja Albana Ferraj dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si ryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016 nga OSHEE.

Njoftimi i Policisë

A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;



6 Comments

  1. Mendoje kur ka marre kjo gjytyrimja qe nuk ja kemi degju emrin 131 mije €!
    Po kreu i OSHSHE, Kreu i KESH, min energjitikes etj etj…
    Dhe delet qorre votojne! Kulmi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *