• |
ide | kryesore

Bilanci i 2022, Policia e Shtetit: Zbuluam 24 “shtëpi bari”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.

Për këto raste u proceduan penalisht 56 shtetas të implikuar dhe u asgjësuan 3633 bimë narkotike dhe 2318 kubikë me fidanë të kësaj bime.

Shifrat u bënë publike në analizën e përbashkët të përfaqësuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Policisë italiane këtë të premte për luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se Policia e Shtetit, gjatë vitit 2022, u angazhua maksimalisht për përmbushjen e prioriteteve dhe masave të përcaktuara në dokumentet strategjike, veçanërisht për përmbushjen e Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj.

Nëpërmjet statistikave dhe pamjeve filmike, ai ka prezantuar punën e bërë nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane, në luftën kundër kanabisit.

Ai ka theksuar se gjatë këtij viti, ndërthurja e burimeve njerëzore me ato logjistike ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës.

Gjithashtu, lufta kundër kanabisit ka qenë rezultative sipas tij falë bashkëpunimit me strukturat homologe të vendeve të tjera, veçanërisht falë bashkëpunimit me Policinë italiane dhe Guardia di Finanza-n.

Ky bashkëpunim u konkretizua gjatë këtij viti, me zbatimin e Protokollit Operacional, të nënshkruar më datë 18 shkurt 2021, midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme, të Italisë.

Rezultatet për 2022

Policia e Shtetit, në përmbushje të Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj, gjatë vitit 2022:

– ka kryer gjithsej 156 124 kontrolle dhe 345 010 orë shërbimi, duke përdorur edhe 53 dronë;

– ka marrë dhe trajtuar 7358 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike, ose 335 informacione më shumë se një vit më parë;

– nga rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë ndjekur 162 informacione, ose 97 informacione më shumë se një vit më parë;

– ka referuar dhe ndjekur 186 procedime proaktive, me metoda speciale të hetimit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, ose 40 procedime më shumë se një vit më parë;

– ka evidentuar 30 raste të sekuestrimit të farave të kanabisit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar rreth 3.5 kilogramë fara të kësaj bime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *