Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe Slobodan Teshiqit, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit. Milan Radoiçiq, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se “ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit”.
Zvonko Veselinoviq, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, thuhet në shpjegim.
Veselinoviq dhe Radoiçiq janë, gjithashtu, në listën e zezë të SHBA-së. Kjo për shkak të përfshirjes së tyre në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës i lidhin edhe me vrasjen e politikanit të opozitës serbe, Oliver Ivanoviq.
“Slobodan Teshiq, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim.
Armët serbe në botë
Ndër të huajt e sanksionuar për vepra kundër korrupsionit është edhe Ilan Shor, kryetar i partisë Shor në Moldavi. Ai është i dyshuar për përfshirje në skandalin e mashtrimit në një bankë moldave në vitin 2014. Po ashtu është dhe Vladimir Plahotniuq, një biznesmen dhe ish-politikan i arratisur nga drejtësia moldave. Ky i fundit është i përfshirë në kapje dhe korrupsion të institucioneve shtetërore të Moldavisë.
Hulumtim i REL-it: Milionat e Serbisë dhe Kosovës për persona dhe kompani nga lista e zezë e SHBA-së
Më 9 dhjetor, ministri i Jashtëm, James Cleverly, njoftoi për masat e ndërmarra si pjesë e një vale të re sanksionesh që synojnë individët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë me të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikte. Sanksionet e së premtes përfshijnë objektiva nga 11 vende në 7 regjime sanksionesh. Njëherësh janë sanksionet më të shumta që Britania e Madhe ka grumbulluarë në një paketë.
Kjo valë sanksionesh është një kontribut për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Në paketën e sanksioneve janë individë dhe subjekte të përfshira në një gamë të gjerë aktivitetesh serioze. Këtu përfshihet torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.