• |
ide | kryesore

DASH sqaron pse ashpërsoi gjuhën me qeverinë e Albin Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
DASH



Këshilltari i lartë i DASH, Derek Chollet, shkon javës tjetër për një turne në Ballkanin Perëndimor. Ai do të ndalet në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Mal të Zi, ndër të tjera. Në prag të vizitës, në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se zgjedhjet lokale në komunat në veri të Kosovës duhet të shtyhen. Kjo për shkak të situatës së sigurisë atje.

“Ne e kemi shprehur qartë se mendojmë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh brishtësinë e situatës në këto momente. Vetëm 24 orët e fundit kemi parë veprime të dhunshme. Është një kohë shumë e tensionuar dhe duam të sigurohemi që ekzistojnë kushte e duhura që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Prandaj, ne sugjerojmë me respekt, që këto zgjedhje të shtyhen, derisa të vijë koha e duhur kur mund të mbahen, pa nxitur më shumë paqëndrueshmëri dhe dhunë” – thotë ai.

Zyrtari i lartë i DASH thekson se ndërsa normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka në themel njohjen reciproke. Uashingtoni beson se bisedimet e tanishme janë një hap drejt kësaj që Kosova të vazhdojë rrugën e integrimit drejt Evropës.

“Për sa u përket bisedimeve që janë në vazhdim e sipër dhe do të ketë një raund të ri bisedimesh në javët e ardhshme në Bruksel. Ne e mbështesim shumë këtë proces. Nuk dua të hyj në detaje, por një nga gjërat për të cilat do të flas kur të vizitoj Prishtinën dhe më pas Beogradin, do të jetë se si SHBA mund të vazhdojnë të mbështesin BE në përpjekjet e tij për të pasur negociata të suksesshme” – thotë ai.

“Ne jemi të përqendruar tek normalizimi me bazë njohjen e ndërsjellë. Por ne besojmë se bisedimet mund të çojnë në këtë hap dhe Kosova të mund të vazhdojë në rrugën e integrimit drejt Evropës” – shton zyrtari i lartë amerikan. Ai u pyet edhe për shtimin e dozave të kritikave nga SHBA për qeverinë e Prishtinës.

“Bëhej fjalë për një çështje specifike, atë të zbatimit të vendimit për targat. Ne kishim pasur shumë biseda me kryeministrin dhe të tjerë për këtë çështje. Sekretari i Shtetit pati një bisedë me të.

Ajo që mund të them është se më 23 nëntor ne kishim rënë dakord që ta linim atë çështje mënjanë për momentin, në mënyrë që të mund të përqendroheshim tek ajo që ne besojmë se është çështja më e rëndësishme me të cilën përballemi sot dhe ky është statusi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin me bazë njohjen reciproke.

Kjo është diçka për të cilën ne do të bëjmë gjithçka mundemi, që ta mbështesim dhe kjo do t’i mundësonte Kosovës ecjen në këtë rrugëtim drejt integrimit evropian. Duke qenë se kushtet nuk ishin të përshtatshme për të zbatuar plotësisht këtë rregullore për targat, mendimi ynë ishte se ishte e rëndësishme të mos shkaktonim paqëndrueshmëri më të madhe.

Menduam se do të ishte një lëvizje e matur, që ta linim (çështjen e targave) mënjanë për momentin, që t’i jepej më shumë kohë zhvillimit të bisedimeve të udhëhequra nga BE” – thotë ai. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ajo peralla e ujkut me qingjin a ju kujtohet. Ujku akuzon qingjin pse i a turbullon ujet pak me poshte e keta te huajt i bjene kokshit me te dobetit , me te voglit,Kosoves.Nese doni zgjidhjen e problemit detyroni ato 4-5 shtete qe se kane njohur akoma ta bejne tani dhe futeni Kosoven ne Nato.End of Ballkan problems.

  2. Qendrimet e Perendimit ne Ballkan jane pasqyre e frikes se tyre nga Rusia e Kina. Kete dobesi te tij ka shfrytezuar e shfrytezon Beogradi zyrtar prej vitesh.

    Kjo eshte aresyeja pse ndaj Kosoves perdoret here shkopi e here karrota, gjithnje sipas situatave qe krijojne serbet….

  3. Albin Kurtin e ka rizgjedhur populli.

    Ju perkrahni Ramen qe ka vjedhur zgjedhjet prandaj jeni te pabesueshem.

    Prandaj Putini e pastaj Kinenezi do bejne si u ka qejfi se jani politik beres te Sorosit qe mbjell vetem spekullime e keq ne kete bote. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *