• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në veri të Kosovës shtyhen për në prill të vitit 2023

-Instant, Lajme, Të fundit
sigurisë



Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se së bashku me përfaqësues të partive politike, kanë ardhur në përfundimin që zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit të shtyhen për muajin prill.  Osmani në një konferencë për media ka përmendur pengesat e zyrtarëve të KQZ-së dhe sulmet ndaj policëve dhe mediave.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme.
Data e saktë se kur do të mbahen zgjedhjet do të bëhet e ditur “sonte, më së largu nesër në mëngjes”, tha Osmani, duke shtuar se duhet të kontrollohet që data të mos korrespondojë me ndonjë festë zyrtare.



2 Comments

  1. Sa frike,sa pasiguri,sa tronditje,sa dyshime,por dhe sa paaftesi,per te vijuar nje demokraci ne nje shtet,te njohur nderkombetarisht,per te gjithe ato,qe detyrojne dhe pengojne kete shtet (Kosoven),paskan ndaj Serbise shovinistofashiste. Populli thote,se kur nuk kane c’ti gomarit (serbise),i bien ne qafe ,samarit!!!???

  2. Serbia kercenon Kosoven, sepse e lejon Perendimi. ShBA dhe BE bejne zhurme e deklarata, por jane ne ujdi me Vucic, i cili me kercenim per lufte, edhe pse i munduri i vitit 1999, kerkon te marre Asociacionin ne terren permes nje aksioni blic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *