• |
ide | kryesore

Yuri Kim jep mesazhin: Presim më tepër arritje gjatë vitit 2023 nga SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar sërish mbi çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar që shqetësojnë vendin tonë, pas editorialit të ditës së sotme.

Në një postim në Twitter, Kim ka vijuar mesazhet inkurajuese ndaj institucioneve shqiptare të drejtësisë, ndërsa shton se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023 duke vlerësuar atë se çfarë është arritur gjatë vitit 2022.

“Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023”, shkruan Kim në Twitter.

Reagimi i plotë:

Teksa shënuam Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion dje, është me rëndësi që të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.

Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një Strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të parandalojnë ryshfetin, të mbështesin hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovuar transparencën, si dhe fuqizuar shoqërinë civile dhe median e pavarur për të zbuluar korrupsionin.

Këtë javë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Transparency International organizuan Konferencën e 20 Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, të përqendruar te mbrojtja e vlerave demokratike nga korrupsioni. E vlerësojmë pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisë, gazetarëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve në të, përfshi nga Shqipëria.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim median investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i kostove për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi në Shqipëri. Ky Urdhër Ekzekutiv është përdorur tashmë për të sanksionuar aktorë të korruptuar.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.

I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri.

Institucionet shqiptare po bëjnë përparim kundër korrupsionit por ka shumë më tepër për të bërë. Lufta kundër korrupsionit është një proces i gjatë dhe i vështirë por suksesi është i mundur. Asnjë vend nuk ka imunitet. Secili vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, e lufton korrupsionin çdo ditë. Sfida e Shqipërisë nuk është aspak unike – as nuk është e pakapërcyeshme.

Gjatë vitit të fundit, institucionet shqiptare kanë filluar të ndjekin penalisht çështje që më parë as nuk do ishin prekur. Uniteti ynë si aleatë në NATO ka arritur nivele të reja. Shqipëria ulet me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë verë, Shqipëria hapi bisedimet për anëtarësim me BE-në, një arritje e jashtëzakonshme që duhet ta bëjë krenar çdo shqiptar.

Gjatë këtij 100-vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, përkushtimi ynë ndaj popullit Shqiptar është më i fortë se kurrë. Rruga përpara – drejt anëtarësimit në BE, drejt drejtësisë – mund të jetë e vështirë, por Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura për të qenë në krahun tuaj çdo hap, në mënyrë që të ecim përpara së bashku. Gjithnjë përpara, gjithnjë bashkë.



17 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kimete kurva pa u fut në burg edvini si burim e nxitës i korrupsionit nu ndalet korrupsioni se dot ti apo amerika, komunistët e neokomunistët kanë parimin një bie qindra ngrihen, se vërtet fut në burg një ministër por dhjetë të tjerë janë gati të bëjnë të njëjtën gjë si paraardhësi në burg, mjafton të kënaqe edvinin, dhe veten përkohësisht.

      1. Kim eshte nje hale e qelbur koke e kembe. Po mutin do haje.

        Kujtohet te flase sot per ngjarjen e djeshme , nje ngajrje aspak reale qe nuk i hyn kujt ne pune ne shqiperi kur korrupsioni vetem rritet perkunder reformave te supozuara. Reforma qe e kane cuar ne vdekje klinike drejtesine.

        Poshtersia arrin aty sa permend terthorazi aktet e biden per aktoret politike nderkohe qe keta aktore kane 9 vjet qe skane as firme as vule .. shkurt vetem emrin nuk i thote berishes ne ate pjese te deklarates.

        Kimetja eshte ne nje linje me rampjellen qe te rilindesh duhet te vdesesh, por jo si doktrine fetare por si fakt materialist qe nuk beson tek jeta pas vdekjes, pra praktikisht po i con shqiptaret drejt shuarjes, zhdukjes . Kimetja na thote qe te luftosh korrupsionin si fillim sduhet te kesh drejtesi por duhet ta futesh tek xhepi i vogel i motorrit te korrupsionit Rames. Dhe me pas te flasesh per sukaese imagjinare dhe te besh kerkesa fake per spak kur smund te kete realsiht asnje mundesi. Pra kerkon dicka te pamundur Praktikish drejtesia sic eshte sot,
        ne reanimacion, kur askush qytetar nuk merr sot drejtesi.

        Kim nuk eshte as me pak as me shume as sesa nje felliqesire amerikane bastarde.

        Mutin do haje si shume te tjere para saj. Nje popull qe ka mbijetu mijra vjet i ka aftesite per te mbijetu nje felliqesire si Kim

  1. Po ty sikur te ka shkarkuar Spiropali.
    Edhe nje here po dole me ze e figure do shpallesh non grata.✌✌✌✌✌✌✌✌✌

  2. Lezbike e ndyre !
    Je nje nder faktoret kryesore qe Shqiperia drejtohet nga Mafia,nga bijte e piste te eterve kriminele !
    Drejtohet nga skllaveria,nga grabitja e shpopullimi !
    Vafsh ne djall monster bashke me vete djallin,edvin rama !

  3. Çfarë pret ti moj syglas koreane , ne 2023 , ty te pret mortja ne Koren tende , mjaft e nxive Shqiperin dhe shqiptaret me krimet e Ram-droges.

    1. Shqiptaret jane pjese e sistemit te sigurise qe udheheq amerika, por amerikanet duhet ta dijne qe imperium bien vetem nga brenda, kalben nga brenda. Kim eshte nje kalbezimet e amerikes. Perkrahja e vjedhjes krimit droges dhe trafikut te perfaqesuar nga Rama si ideator dhe ekzekutor ka patur nje efekt madhor ne te gjithe hapesiren shqiptare, besimi eshte lekundur tek amerika pikerisht nga kalbezime te tipit yuri kim. Serbia eshte aty e forte dhe e finacuar edhe nga amerikanet e sorros, po pret te porta dhe askush ska ne mend te marre armet me ramen kryeminister. Ne fakt kan marr rruget drejt europes . Pas deshtimit te afganistanit dhe pushtimit te ukraines pritet te shitet kosova . Kosoven mund ta shesesh duke shit shqiperine per te mos krijuar faktin me ambasadorin amerikan ne prishtine. Deri me sot jane gjermano francezet qe kan ruajtur ekuilibrin ne forcat politike shqiptare ne kosove.

      Perandorite kalben nga brenda, kim eshte shembulli me i qarte i kalbezimit ne hapesiren shqiptare

    2. Pirdh se cfryesh i thone kesaj zj.kimete,me shtrydhjen qe te beri Ramsesi tani nuk ta fershellen me askush je bo si Ver llapa i ndjer,suksese ne jete oj kimete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *