• |
ide | kryesore

U gjet e mbytur në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme, Të fundit
Alma



Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, do të përcillet sot për në banesën fundit. Mësohet se ceremonia mortore për 9-vjeçaren e ndjerë mbahet në orën 14:30.

Ndërkohë, kërkimet në lumin Buna po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8-vjeçe dhe djalin 3-vjeç. Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave.

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.



1 Comment

  1. KRIMI KA SHKAQE ,DHE SHKAQET ,VIN ,NGA BURIMI POLITIKA LIGJE FORMIM, thotë:

    MUNGESA FORMIMIT ADEKUAT PERMES BESIMIT VLERAVE HAKUT ,ME NJE SHTET QE PERBEHET ME UDHEHEQES TE DREJTE QE MBAJN BARAZI ORJENTOJN POPULLIN NE DOBI BURIMET E KRIMIT ZHDUKET ,NGA ZHVILLIMET, MBETEN VETEM GABIME TE QORTUESHME ,PRA NIVELI I SHKOLLES SE PARE TE FAJIT ,ZHVILLIMI CILESIJA MIRQENJA DO SHIHEJ NE CDO ANE,KJO NDOLL KESHTU SEPSE ESHTE KRIJUAR TE FUNKSOINOJNE MENDIMI FJALA VEPRA JEJTE SIC FLITETPOR KUR PADREJTESIJA BEHET SISTEM JETE ,KRIMET VIHEN NE RRALL ME BURIME KRIMI , GJITHA KRIMET TASHME JAN TE PASQYRUARA SI BURIME KRIMI TE LEJUARA ME LIGJE POILITIKA ,SHIKONI LIGJIN 7501 ,SHIKONI ME VEMENDJE CDO LIGJ KA DY STANDARTE DHE DO BINDENI ,QE CDO ZHVILLIM KA PERGJEGJSI DHE PERGJEGJES QE I HAPIN RRUGEN POR DHE CDO REFLEKTIM PAS ZHVILLIMIT ,NUK ESHTE KOT POR KA FAKTIN ,KUSH MENDON SE PO TALLET ME KET POPULL NUK DUHET TE HARROJN GJE NJE DIT PACMANGESHEM PERGJEGJSIT DO TI KTHEHEN NE LLOGARI PA KTHIM PASI E KEQA NE MEZIN TON PO PREK KULMIN ,DHE FILLIMIN RRENUES ,PER SHKAKTARET NE BURIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *