• |
ide | kryesore

Qëllohet me armȅ ndaj një banese në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Të shtëna armȅ zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në lagjen “Skënderbeg”.

Burime nga policia e këtij qyteti thanë se ka qenë një plumb i vetëm që është shtënë nga autorët.
Ai ka thyer xhamin e dritares së kësaj banese. Fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Ende nuk dihen shumë nga rrethanat e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Pritet që më vonë të zbardhen detaje.

Nga Policia e Shkodrës nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të kemi të bëjmë edhe me një plumb qorr. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *