• |
ide | kryesore

Drejtonte makinën i dehur dhe u përfshi në aksident, arrestohet polici në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Punonjësi i policisë Dritan Qylafi, 55-vjeç, është arrestuar ditën e sotme. Polici u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin e Qylafit, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *