• |
ide | kryesore

Gara për kreun/ Kandidati Dumani: SPAK-un nuk e shoh si një vend pune, por si një mision

-Instant, Lajme, Të fundit
Kandidat për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani



Këtë të premte po mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK-ut. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Deri më tani vijon prezantimi i kandidatëve potencialë në KLP. Kandidati Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë.

‘Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part-time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj të jem prokuror në SPAK.’- tha Dumani.

Dumani në prezantimin e platformës së tij para anëtarëvë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se duhet të rritet besimi tek drejtësia. Gjatë fjalës së tij ai tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme.

“Kam shpenzuar rreth 8 vite në prokurorinë e apelit në Tiranë. Gjithashtu edhe qenia pjesë e seksionit të krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të angazhohem në hetimin e çështjeve shumë sensitive. Vlerësoj se i kam përfaqësuar me sukses këto çështje duke u përballur me eksponentë të krimit të organizuar duke përfaqësuar në mënyrë të denjë akuzën para çdo personi. Kam organizuar hetime, kam kërkuar burgime të përjetshme dhe që i ka miratuar edhe gjykata.

Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët e linjës. Duhet të rritet besimi tre drejtësia. Jam shumë i motivuar për të garuar për kreun e ri të SPAK. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin duke u bërë pjesë e hetimit me grupet hetimore të ngritura. Nuk mund të lë pa përmendura edhe luftën kundër krimit të organizuar. Kemi sot një bashkëpunim shumë të frytshëm, të cilët gjejnë një partner besnik dhe të aftë profesionalisht. E vetmja mënyrë për të për të goditur krimin e organizuar është bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar. Detyrën time e shoh si mision dhe jo si vend pune. Jam i angazhuar prej 23 vitesh në prokurori.

Dua  të përmend edhe disa nga pikat e platformës time për hetime që janë të nevojshme të kryhen. Një nga hapat e parë është miratimi i rregullores për funksionimin e prokurorisë. E vlerësoj ai akt jetik. Është një draft i përgatitur. T’i nënshtrohet një diskutimi konstruktiv dhe sa më shpejt ky akt të bëhet funksional. Unë vlerësoj se kjo duhet të bëhet. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm për të unifikuar aktet në fashikujt. Nga praktika e këtyre viteve kam parë se prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet dhe fashikujt.

Miratimi i një udhëzimi për shortimin e çështjeve penale për të rritur transparencën dhe shpërndarjen e punës. Në raport me BKH besoj se duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy organeve. Rritja e kapaciteteve njerëzore të BKH, prova digjitale, trajnimin e hetuesve, nxitja e drejtorit të BKH për hartimin e metodologjisë.’- tha Dumani.

 



5 Comments

  1. Tani na mbushe mendjen z. Dumani.
    Drejtesia nuk eshte vetem drejtuesi, por trupat gjyqesore sipas hierarkise, organizimi e strukturimi i mire i sistemit. Me çka kemi pare e shohim nje drejtues, sado i zoti qofte, nuk ndryshon dot sistemin, as edhe me rregullore, sikurse pretendoni ju, por me ligje… Dhe ligji nuk varet nga kreu i SPAK-ut.

  2. Dumani duket si me korrekti.

    Vetem fakti qe Kim do dike dhe Rama do dike tjeter tregon qe vetem drejtesi e pavarur nuk eshte.

    Sa per amerikanet vetem deme bejne kur nderhyjne ata.

    Kurse Rama e do per te mbrojtur veten dhe banden e tij.

    Kjo eshte e verteta e hidhur dhe populli eshte ne mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *