• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit


Ka ndërruar jetë Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku.

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Teatri i Kombëtar i Operas dhe Baltetit, i cili i ka kushtuar një mesazh artistit.

MESAZHI I TEATRIT KOMBETAR TE OPERAS DHE BALETIT
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, Artistit të Merituar” Albert Janku.
Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Një karrierë që e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role. Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishot: etj. Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku. Nderuar me titullin “Artist i Merituar”, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të botës së baletit e artit.
U prehtë në paqe!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *