• |
ide | kryesore

I akuzuar për νrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish gjyqi për Arbër Paplekajn

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit nuk po arrin të nisë gjykimin e dosjes ndaj Arbër Paplekajt. Paplekaj është ish-efektivi i forcës RENEA që akuzohet për vrasjen e eksponentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani. Ngjarja që përgjaku fushatën për zgjedhjet e përgjithshme ndodhi 4 ditë para zgjedhje të 25 prillit 2022. Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Paplekajn, seanca është shtyrë sërish. Ngjarja ndodhi më 21 prill të vitit 2021.

Shkak i shtyrjes së radhës, mësohet se është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve, si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje. I akuzuari Arbër Paplekaj edhe këtë herë nuk ishte në sallën e gjyqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *