• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Aksident i rëndë në Elbasan, ku për pasojë 1 person ka vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë. Mësohet se se mjeti tip ‘Benz’ me targa AA309 NU me drejtues mjeti shtetasin Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *