• |
ide | kryesore

Berisha – Ramës: Këndon “Bella ciao” se ja hodhe SPAK-ut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi nga Foltorja e Kuvendit vëllain e kryeministrit Rama në lidhje me përfshirjen në skemën e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Po ashtu kërkoi edhe në sallë edhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se i shpalluri në kërkim për mashtrimet me Call Centerat, Amant Josifi, është ortak në kompaninë Pegaso me Olsi Ramën. Sipas ish-kryeministrit, kjo është arsyeja pse u shkarkua Gledis Nano dhe pse nuk lejohet të shkojë në zyrë kreu i SHISH Helidon Bendo. 

“Të akuzosh një njeri për vjedhje është gjë e rëndë, por në atë aferë një emër ka, ai është Edi Rama. Ua thotë këtë një ish-kryeministër që nëse do të funksionojë, e ka të thjeshtë, zbaton ligjin. Alfa. Çfarë ka bërë zoti Rama në aferën e inceneratorëve?

Pasi ministri i Mjedisit i ka dërguar shkresë agjencisë së prokurimeve për t’i kërkuar mendim në rastin e djegësve, drejtori thotë që kjo formë nuk ekziston me ligj. I dërgohet shkresa e dytë dhe po në nëntor. Eduart Ahmeti i kthen përgjigje kjo praktikë nuk ekziston. Ja dërgon jo vetëm kokës por edhe Agaçios.

Pse është Edi Rama kryesor? Se është kundërshtari im, Lefter Koka nuk kishte qindarkë. Nuk lejohet është ligj. Buxheti votohet këtu. Në buxhet ka një fond. Fondi i emergjencës së VKM. Edi Rama vuri në funksion të djegësve për të vjedhur. Kuptohet kjo? Kur ndodh kjo?

Kur sipërmarrja është e jona. Ore edhe njëherë iu them, të gjithë janë emra të vërtetë, po i pari është Edi Rama. Shkojmë pak më tutje. U morën paratë rezervë dhe u përdorën tek inceneratorët. Në Shqipëri, roli i grave në vendimmarrje ka ardhur duke u përmirësuar, si pasojë e disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kur bëhet fjalë për parlamentin dhe këshillat bashkiakë, por në drejtimin e pushtetit lokal përfaqësimi i tyre është ende i ulët.

Kodi nuk parashikon kuota gjinore për drejtimin e pushtetit vendor, dhe aktualisht vetëm 13% e bashkive drejtohen nga gra. Zgjedhja e tyre dhe puna në krye të bashkive, në 3 dekada është shoqëruar me sfida dhe vështirësi të shumta, si pasojë e mentalitetit patriarkal në politikë dhe shoqëri. Amant Josifi këshilltari i Olta Xhaçkës, ku është kjo?

Ikën Gledis Nano dhe nuk lejohet kreu i SHISH të marrë detyrën se më spiunon. Shko merreni Subashin, asnjë dokument nuk është valid po nuk kaloi nga partia. Kalojnë dhe këndojnë “ciao bella” me këtë këtu dhe thonë ia hodhëm SPAKUT. Sipërmarrja është e Edi Ramës, Agaçit, Erion Veliajt me asnjë nuk fshihet kjo. Kjo është ortakëri. Janë realitete,” – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. problemi i Berishes eshte qe shpif kaq shume sa nuk ka me kredibilitet. Fiks te njejtat gjera i kemi degjuar per Nanon, Mete, Majkon e kan dal shpifje, madje dhe vete i ka perdorur thjesht per konsum politik (ka leshuar dhe zagaret e tij gazetare darkave te bejn emisione qe ti mbeshtetet shpifja) e me pas si ka perdorur me. Edhe kjo me vellain e Rames eshte identik e njejta gje, e njejta gjelle e konsumuar kaq e kaq here, por me nje vecori, qe tashme vete demokratet thjeshte i mbajne ison publikisht po nuk e besojne me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *