• |
ide | kryesore

SHBA-ja i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 1.85 miliard dollarë

-Instant, Lajme, Planet
Stoltenberg



Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi më 21 dhjetor se do t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.85 miliard dollarë. Në këtë paketë të ndihmës përfshihen edhe raketat Patriot. Në paketë përfshihen armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, në vlerë prej 1 miliard dollarë. Po ashtu, 850 milionë të kësaj pakete të ndihmës do të merren nga Nisma për Ndihmë të Sigurisë së Ukrainës.

Ndihma e re po ashtu përfshin financim për sisteme të komunikimit satelitor. Ajo me gjasë do të përfshijë rrjetin e sistemit satelitor të SpaceX Starlink, që është në pronësi të Elon Musk.

“Përderisa Rusia vazhdon sulmet brutale ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës, SHBA-ja mirëpret presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington sot, për të dëshmuar përkushtimin tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Biden zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën

Ai tha se SHBA-ja do të ofrojë “kapacitete shtesë ushtarake për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten nga sulmi i paprovokuar dhe brutal i Rusisë”.
Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar nga liderët perëndimorë që t’i ofrojnë Ukrainës armë më të avancuara. Ata kanërkuar edhe sistemin Patriot, në mënyrë që të luftojnë kundër Rusisë.
Patriot është sistemi raketor tokë-ajër që Perëndimi deri më tash i ka ofruar Ukrainës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *