• |
ide | kryesore

Dëmtohen skulpturat e parkut të Korçës

-Instant, Lajme, Të fundit



Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar. Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar thyerjen e skulpturave. Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga vandalizmi. Policia po shikon nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *