• |
ide | kryesore

Olta Gixhari thyen rregullat e Big Brother

Paparazzi, Slider



Në “shtëpizën” e Ronaldo Sharkës dhe Zhaklina Gjollës për një javë, tashmë ndodhet Olta Gixhari dhe Armaldo.
Ishte pikërisht Zhaku si e preferuara e publikut ajo e cila çoi dyshen në rulotë. Kjo zgjedhje e saj nuk i shkoi për qejfi fare aktores, e cila duket se nuk ka duruar as një ditë të qëndrojë aty.
Kështu mund të themi se Olta thyen rregullin e parë në “Big Brother Vip 2” duke dalë nga gardhi i rulotës dhe duke u futur në shtëpi.

Ajo i është bashkuar banorëve të tjerë në tualetin brenda shtëpisë për të bërë rutinën e mëngjesit. Kjo sigurisht është e ndaluar.

Tani na mbetet të presim se çfarë dënimi do t’i japë Vëllai i Madh, Olta Gixharit.
Më herët teksa ka qenë duke biseduar me Luizin, ajo ka thënë për Zhaklinën: “Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”. Menjëherë, Luizi i mbështeti mendimin Oltës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *