• |
ide | kryesore

Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin

Paparazzi, Slider



Elhaida Dani ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për romancën me balerinin e saj të ‘Dancing With The Starts”, Ledian Agalliaj. Dyshja u përball me shumë reagime pasi Lediani në fillim të spektaklit është parë me një unazë fejese.

Mirëpo në një deklaratë përmes rrjetit social,Instagram, Elhaida u shpreh se ” nuk ka thyer asnjë kod, qoftë edhe moral”.

Mirëpo aq sa puthja e tyre para të gjithëve, bëri bujë të madhe edhe fakti që balerini në fillim në “DWTS” ishte parë me një unazë fejese në gisht. “Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë. Kjo shpjegon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi.

Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara . Kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur. E di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”, shkruajti Elhaida./Lapsi.al




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *