• |
ide | kryesore

Mijëra besimtarë mblidhen në Bazilikën e Shën Pjetrit për ti dhënë lamtumirën ish-Papës Benedikti XVI

-Instant, Lajme, Planet



Dhjetëra mijëra njerëz pritet t’i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI në Vatikan.

Papa ndërroi jetë natën e Vitit të Ri, në moshën 95-vjeçare.

Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes , kjo shënon  herën e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij.

Në orët e para të mëngjesit, sheshi i Shën Pjetrit u mbush me njerëz të cilët do i japin lamtumirën ish-Papës.

 

Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur probleme shëndetësore.

Trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarëve do u lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *