• |
ide | kryesore

Kushtetuesja pranon padinë e PD-së kundër bordeve të çmimeve të ushqimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata Kushtetuese, pd,



Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë e PD që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendoste çmimet e disa produkteve ushqimore.

Në vazhdën e kësaj, gjykata ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet përballja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe ndaj Autoritetit të Konkurrencës.

Gjykata Kushtetuese, gjatë ditës së sotme, pranoi gjithashtu padinë e PD-së për “Butrintin”, duke ftuar palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *