• |
ide | kryesore

I çoi me zarf barut dhe një letër kërcënuese një personi, arrestohet 24 vjeçari nga Bulqiza

-Instant, Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 24 vjeçar nga Bulqiza ka rënë në prangat e policisë pasi kërcënoi me jetë një 57 vjeçar. Policia bën me dije se 24 vjeçari me inicialet R.M ka hedhur një zarf, brenda të cilit kishte barut dhe një letër kërcënuese pranë banesës së shtetasit N. Ll., në fshatin Zogaj.

Sipas policisë, i riu është dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *