• |
ide | kryesore

Opozita akuza: Fryhet administrata për të dhunuar zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Opozita



Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë dolën pasditen e sotme veçmas në deklarata për shtyp nga selitë përkatëse, por me një akuzë. Mijëra të punësuar partiakë në administratë për të dhunuar zgjedhjet.

Floriana Garo foli nga selia blu duke iu referuar shifrave të INSTAT.

“Që nga viti 2014 administrata shtetërore, qëndrore apo vendore, është rritur me 22 mijë vetë.” – u shpreh zëdhënësja e PD-së. Ajo shtoi se “ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës.” 

“Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shitjeve elektorale. 

Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013. Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”.

Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.” – u shpreh Floriana Garo.

Lexo më tej: BIRN: “Pako e madhe” apo “pilulë elektorale”? Miliona në prag të zgjedhjeve 

Matanë lumit të Lanës, në selinë e Partisë së Lirisë, ishte Tedi Blushi ai që hodhi akuza të ngjashme.

Blushi theksoi se janë paguar plot 108 milionë euro nga shteti shqiptar për të shlyer pushimet e padrejta nga puna të 15 mijë punonjësve.

“Për shkarkimet partiake dhe pa ligj shteti shqiptar është detyruar të paguajë në 8 vitet e fundit më shumë se 108 milionë euro për të shlyer faturat gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të 15 mijë punonjësve.” 

Tedi Blushi argumenton se financimi i BE për administratën publike dështoi.

“Pas reformës në pushtetin lokal në vitin 2015, në vend se numri i punonjësve të pakësohej, siç u trumbetua me të madhe, përkundrazi, administrata u dyfishua dhe nga 19.600 punonjës shkoi në 35 mijë punonjës duke i kushtuar Buxhetit të Shtetit rreth 100 milion euro shtesë.

Realisht financimi i Bashkimit Europian prej 32 milion euro për një administratë publike profesionale, dinjitoze dhe të pakorruptuar ka shkuar dëm pasi mijëra specialistë dhe profesionistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht nga “Rilindja” – u shpreh Blushi.

Me interpretim pak të ndryshëm, qëndrimi i dy partive më të mëdha të opozitës është i njëjtë. Qeveria Rama po fryn administratën artificialisht, për të kryer një tjetër krim elektoral. Vjedhjen dhe dhunimin e zgjedhjeve bashkiake të majit.

©LAPSI.AL 

 



6 Comments

  1. Po pse moj Floriana?! Nuk kane familje patronazhistet?!

    Lere, pastaj kur flisni ju te PD-se per shtet-rrangalle! U pikaaa!!! Po ju jeni simboli i rrangalles qofte kur keni qene ne pushtet e qofte tani qe jeni ne opozite, te rrangallosur, te ndare e te syrgjynosur…

    Dhe Floriana, ti me ate theks mi moter… po na ben shume pune.

  2. Kane 2-3 fishuar numrin e punonjesve dhe vazhdojne akoma edhe sot te punesojne te tjere . Keshtu do vazhdoje nese nuk e zbatoni statusin e nenpunesit civil . Pse nuk e zbatoni statusin e nenpunesit civil ? Sepse te dyja palet nuk e duan , sepse edhe ju doni te abuzoni kur te vini ne pushtet . Por opozita harron se e ka te veshtire ta marre pushtetin pa rregulla te mirfillta loje.

  3. Hani mut hani , kur ta kuptoni palloshin ju do ju jete bere mjekrra e bardhe . Vetem me lufte iken palloshi oj opozite e leshit

  4. Mos na rruani karin se jeni e njejta bajge e ndare pergjysem . Asnje nga ju dy kurvat e medhaja nuk do ndryshime dhe rregulla loje. Doni vetem sundim , te vidhni dhe te tallni karin me shqiptaret me rroga 200 -300 mije lekshe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *