Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por nga të dhënat e mbledhur nga policia, dyshohet se ishte një tentavivë me dashje.

Autori, Vasil Babinis është konfliktuar me të moshuarin ditën e djeshme dhe e ka goditur me sëpatë pas kokës, të dy në gjendje të dehur.

Fillimisht 73-vjecari ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku ka thënë se është rrëzuar nga oborri, por mjekët dyshuan për tjetër pistë pasi plagët ishin më të mëdha.

Aktualisht autori është arrestuar dhe viktima është dërguar për të marrë një specializim më të madh mjekësor në Tiranë.

Raportimi:

Në fillim u raportua si aksidentale, por policia tani dyshon se është tentativë për vrasje.

Vasil Babinis është konfliktuar me 73-vjecarin dhe e ka goditur në kokë më sëpatë. I moshuari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë. Ai ka dëshmuar se ka rënë nga oborri, por kjo ngriti dyshime pasi plaga ishte më e madhe e shkaktuar nga diçka tjetër. Nga punimet e policisë së Korçës bëhet me dije se janë konfliktuar në gjendje të dehur, ku është përdorues sëpata dhe fatmirësisht është përdor pas kokës.

Autori është arrestuar dhe është në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Menkulas, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të fortë (sëpatë), një 73-vjeçar.

Falë veprimeve hetimore të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar V. B., 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Falë hetimeve të thelluara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.