• |
ide | kryesore

Willaim dhe Kate një mesazh të koduar për Harry

Paparazzi, Slider



Puna vazhdon si zakonisht për princin dhe princeshën e Uellsit.

Princi William dhe Kate Middleton hapën zyrtarisht një spital të ri me veshje të ngjashme me ngjyrën marine dhe jeshile, dy ditë pas biografisë së Princit Harry, “Spare”.

Me të mbërritur në Spitalin Universitar Royal Liverpool në Liverpool, Angli, dyshja të veshur matchy-matchy u shfaqën të buzëqeshur para fotografëve që prisnin jashtë ndërtesës.

Princesha e Uellsit kishte veshur një pallto (913 dollarë) së bashku me një fustan maksi Cefinn Eva (353 dollarë) në blu të errët. Fustanin ajo e kishte veshur edhe teksa po largohej nga Kështjella Windsor pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në shtator të vitit të kaluar. Sa për pallton e saj elegant, Middleton e ka veshur atë dy herë deri më tani. Sipas ekspertëve përzgjedhja e këtyre ngjyrave në veshjen e tyre nuk është e rastësishme pasi përfaqëson unitet dhe forcë. Një mesazh i qartë për Harryn.

Kjo shënon paraqitjen e parë publike të tyre që nga Krishtlindjet, që vjen pas publikimit të librit bombë të Princit Harry. Dhe pavarësisht se dukeshin në humor të mirë sot, Page Six shkruan se çifti është i tronditur nga zbulimet e Harryt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *