• |
ide | kryesore

Paloka: Alibeaj është thjesht një bashkëpunëtor i Ramës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se nuk ka asnjë ndryshim në grupin e demokratëve, pavarësisht vendimit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve.

Në një intervistë për News24, Paloka u shpreh se këto përjashtime janë pjesë e lojës së Edi Ramës, për të cilin shton se ka gjetur bashkëpunëtorë tek grupi i Alibeajt.

“Nuk ka asnjë ndryshim në grupin e PD. Grupi i PD është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 25 prillit,. Loja e Ramës për të hequr e kufizuar të drejtat e deputetëve të PD ka nisur që në fillim dhe ka gjetur bashkëpunëtor tek Alibeaj dhe kjo është e ditur. Rama dëshiron zhdukjen e opozitës dhe bën çdo përpjekje për ta arritur. Por kjo mbetet një tentativë e Ramës për të mbyllur gojën e opozitës, por në as nuk e kemi lejuar dhe as nuk do ta lejojmë. Ne nuk kemi as qeveri dhe as një parlament normal. Jemi përballë një regjimi që nuk ka më asnjë lidhje me demokracinë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Paloka ritheksoi se Alibeaj është i keqpërdorur nga kryeministri Rama.

“Çdo vendim që mund të marrë është nul, është vendim i Ramës. Që në momentin që e merr atë vendim është marrë paraprakisht vesh me Edi Ramën. Alibeaj thjesht i ngre topin, sepse del me justifikimin më idiot Rama pastaj dhe thotë kjo është çështje e tij. Grupi parlamentar i DP është ai që u zgjodh nga demokratët në 25 prill dhe çdo deputet i PD ka detyrimin t’i përgjigjet qytetarëve që e kanë sjellë në atë parlament. Çështja e grupit është në parlament, ballafaqimi me Ramën dhe këtë qeveri kriminale dhe të korruptuar. Kush futet në lojë me Ramën nuk është më as pjesë e PD dhe as e opozitës”, tha ai.



13 Comments

  1. Bashkpuntor?

    Pse nuk thua Zar me mire.
    A e keni pare ate videon ku Tao Tao e terhiqte nga brryli e krahu duke e shtyre Alibeun per ne nje drejtim ku ja kishin percaktuar?

    LulZ!

    1. Keshtu thoshit edhe per Jozefinen…….. Kurva po ben lojen e Rames.
      Po ajo “kurva” tjeter Rudina. Apo u reabilitua. Beri shkollen çkurverimit, me profesor Berishen.
      Ehhhh sa sabotues do nxirrni ju.
      Po vazhdoni vazhdoni. Se mabas disa kohesh do putheni e do lepiheni me kurvat e sotme. Qe do Çkurverohen me bekimin e krye KURVES.

    1. Po sikur edhe Sala te jape doreheqjen duke liruar vendin nga cdo dyshim. Fajin e ka Alibeaj por edhe Sala nuk ka me pak!

      1. Parti leshi. Kush i beson me keto idiotlliqet qe bejn si njeri dhe tjetri. Kush do mare mundimin te vej e te votoj. Kur e di qe nuk ka asnje shans qe te fitoj.

      2. Bashkepunetori me i ngusht i Rames eshte Berisha. Ai eshte personi qe po e mban PD te ndare duke zbatuar me perpikmeri mesimet e Ramiz Alise si i derguari i tij.

  2. ky legen ka marre votat e e demokrateve dhe I ben duva tao tao pallets,ai te pakten te reflektoje te hapi rrugen per bashkim jo te percaje demokratet

  3. Po pse nuk qenka berisha, bashkpuntor i rames!!!! Çe ka gjet berishen sa ka qen ne pushtet rama. Asgje, perkundrazi. I eshte shtuar dhjami.

    1. Te dy keta tao palla dhe alibyca kaptinen nje prerje e kon katercepshe,vllezer siameze.Katunar mor tru parur qytetaret nuk bohesh kurr sikur te ndrrosh dhe 7 lekur

      1. Berisha eshte si xhaxhi qe shpallte agjent e poliagjente sa here qe ndonjeri nga byroja politike nuk kishte veshur kemishen qe deshironte ai. Po keshtu edhe Berisha. Kur Jozefina krijoi partine e vet e quante te shitur te Rama,Patozin po ashtu,Rudinen,Murrizin,Genc Pollon,Imamin,Ceken, Pashkon,Hajdarin,Demetin,Peshkepine,Topin,Rulin,Ngjelen ,Zogajn dhe shume e shume themelues te PD. Nga themelimi ka ngelur vetem shoku “Enver”.

  4. Eshte shume e vertet kjo qe shkruani,por ne mjeranet qe e kemi ndjekur ka 30 vjet Sali Berishen dhe akoma nuk e kemi kuptuar qe ai eshte ne sherbim te klanit komunist Hoxha-Kapo. Klonim i Alise qe shkaterroj pronaret,te perndjekurit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *