• |
ide | kryesore

Tre persona bëjnë për spital mësuesin e Fizkulturës në Tepelenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mësues i edukimit fizik është dhunuar në një shkollë në Tepelenë. Mësohet se Kleanth Laçi 59 vjeç është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende te paidentifikuar në rrethana ende të pa sqaruara.

Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar ne Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacioneve te para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kane dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe me pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyre dhe pjesën abdominale. Mësohet se gjendja fizike e arsimtarit është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autoreve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *