• |
ide | kryesore

Korrupsioni/ Rama i kthehet Presidentes së PE: “Karma is a bi*ch”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama i kushtoi goxha vëmendje reformës në drejtësi në një prej paneleve të samitit të Davosit. Ai i mëshoi idesë se pavarësisht përpjekjeve për të luftuar korrupsionin sërish nuk e kishin kënaqur Bashkimin Europian. Sipas Ramës kur u filloi procesi vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

“Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor” – tha Rama.

Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.

“Në qoftë se do t’u rezervonin të njëjtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur. Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni. Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm.

Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma is a bitch” – tha Rama. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. ceshte more ky kapadai? (Per kete rryp ka vend shprehja: Edhe qeros edhe fodull)
    Kujton ky se manipulon opinionin nderkombetar?
    Krahason korrupsionin spektakolar Shqiptar me ate te Evropes.

    1. Kjo eshte skema e mafiozit Rama: Plani i zhvillimit urbanistik-e “vizatojne” arkitektet e huaj me “fame”, dhe ne praktike masakren urbane dhe korrupsiknin me leje e drejton vete shushunja Rama. Nese kritiket flasin, jo thjesht opozita, u plas surratit “te jashtmit”. Edhe reforma, thote, “na e kerkuan”! Dhe pasiqe paralizoi sistemin e drejtesise, duke targetuar Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese si dhe Krimet e Renda, pasi i beri fije fije ne menyre qe te “persoste” korruptimin alla ineciatore, checkup apo strategjikeve, cdo kritiku i plas vulen “na e kerkoi i jashtmi”! Por kur nuk ben dot gje njerzia, e gjefte nga perendia thote populli!

  2. Po ciftit te Surrelit Kur do te vije ajo dite ?Ka Kohei qe kupa eshte mbushur keto Kane rrjepur popullin dhe Kane korruptuar qe te shtypin shqiptaret e varfer! thotë:

    Ne situaten qe eshte zonja sot si pasoje e veprimeve te saj(ka marre para per favore dhe pasoja eshte qe tani ajo po I vuan)! Kjo eshte kuptimi I fjales karma.

    1. Tamam dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë.Kujton se po bën politikanin e madh. Më hajduti , më i korruptuari kritikon Europën.Edhe ka fenomene të tilla Europa vetë korrigjohet.Kurse ti e ke plan shtetëror.

  3. Ne fakt aty duhej Z.Muta dhe Z.Shurra qe te dinin ti pergjigjeshin me dinjitet dhe prosperitet.
    Rrnofte e qofte dhemokracia.
    Ju vidhnmi ne vijme pas.

  4. Nese ne Parlamentin Europian plasi Qatargate, imagjinoni c’mund te ndodhe ne Komisionin Europian apo ne Keshillin Europian po te shihen fondet dhe politika e zgjerimit!

    Varlehye eshte vetem i pari qe permendet se fundmi, por rradha e emisareve si ky eshte e gjate…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *