• |
ide | kryesore

Berisha: Rama mori peng Bashën, tani po përjashton PD nga zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim në Elbasan. I shoqëruar edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha tha se Rama mori peng Bashën dhe shkatërroi opozitën.

“PD-ja kaloi një periudhë të pashembullt, por e vërteta është se ajo përfundoi para alternativës ‘të jesh apo të mos jesh’. Kjo sepse njeriu që drejton ekzekutivin shqiptar është një njeri, politikan që nuk ka asnjë vlerë, asnjë parim, asnjë ideal, asnjë besim. Njeri i cili u vërsul mbi opozitën dhe shfrytëzoi dobësitë e drejtimit të saj.

Mori peng kreun e saj. Shkatërroi votën e shqiptarëve, u rrëmbeu votën, e zhvlerësoi, e përzuri votën nga partia e tij. Bëri që edhe në partinë tonë, 1958 të quhej 5200. Ky ishte realiteti. Por ne prapë u ngritëm me idealet tona, në kushte të vështira, në një mision që shumë e shikonin si të pamundur” – tha Berisha.

Sipas tij tani Rama po mban peng vulën dhe logon e PD-së me qëllim përjashtimin e saj nga zgjedhjet lokale.

“Jemi para një përpjekje antidemokratike, antikushtetuese të Edi Ramës për të përjashtuar nga zgjedhjet PD-në. Tani në emrin tuaj, në emrin e demokratëve shqiptarë dua ti them sot nga Elbasani; mos gabo se po luan me fatin tënd. Në jetën dhe traditën tonë ne kemi bërë gjithçka që forcat politike të votojnë të lira.

Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta t’ju marrim logo dhe vulë, por i them këtu se në mënyrë absolute do të kesh fatin që meriton nëse guxon ti prekësh. Gjykata ja ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke frikë dhe tmerr nga PD, nga populli opozitar.

Atëherë bëhu gati të përballesh. Ne do të fitojmë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje, do të fitojmë Elbasanin, Tiranën, Durrësin, Korçën, Shkodrën, do të fitojmë qytetet e mëdha dhe të vogla të Shqipërisë. Do të përmbysim monizmin kudo që është” – tha Berisha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Basha ka qene peng vetem i Sali Berishes, non grates mashtrues dhe minues te demokracise dhe te djathtes shqiptare, dhuruesit dhe mbajtjes ne pushtet te vellait te tij siamez Edvin Kristaq Rames.

  2. Po me krraben cdo besh o salih do e tregosh dhe njehere si ta vodhi spiuni ilir metaj floriri,tregoja shpellkareve e ceceneve kete ngjarje

  3. Rama. Ka mare peng edhe ate avokatin francez. Qe more ti kunder sekretarit te shtetit.
    Se nuk ka mundesi, se duhet ta kishe fituar gjyqin tani.

  4. Eh o Sale. Ne vtin e larget 1992, kur kishte revolucionare qe donin revolucion ju e shuat me

    sloganin “te gjithe bashkevuajtes, te gjithe fajtore”. Me nje fjali ju amnistuat krimet e perbindshme

    45 vjecare, vrasjet, torturat, internimet, kampet e cfarosjes si ai i Tepelenes, barazuat viktimat me

    xhelatet. Tani eshte vone. Tani ju kerkoni revolucion, por tani nuk ka revolucionare, “revolucionaret’

    jane brigjeve te La Manshit ne kerkim te nje gomoneje pa qene te sigurte nese perfundojne ne fund

    te detit apo ne brigjet e Anglise. Ju kur i kishit mundesite nuk bete drejtesi, . Ju e vrate revolucionin ne

    vitin 1992. Tani nuk e ngjallni dot.

  5. A nuk te vjen turp z. Berisha. Ti je i shituri me i madh. Ti ke tradhetuar demokratet e vertet qysh ne vitin 1991. Ti ke zbatuar Katovicen pike per pike . Largohu dhe lere PD te bashkohet. Ti ke vendosur qe te largohesh me turp.

  6. Tradhetari me i madh i demokrateve jeni Ju. Turp per neve demokratet e sinqerte qe ju kemi mbeshtetur me naivitet edhe atehere kur ishim te bindur qe ju ishit pergjegjesi kryesor sic ishte ligji 7501,percmimi i te perndjekurve politik,vjedhja e parave ne fajdet ,97,gerdeci,mos legalizimi,energjia elektrike qe i le njerezit pa paguar dhe tani paguajne kamatvonesat,dhe se fundi amanetin e Ramiz Alise per ta percare PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *