• |
ide | kryesore

Grenell: Unë nuk kam negociuar për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Grenell



Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Ai pohon se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë thotë se s’ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre.

“Nëse e keni fjalën për shkëmbim territoresh, se me këtë doni të thoni ndarje të Kosovës, unë nuk kam qenë kurrë i pranishëm në një bisedë të tillë. E kam pasur shumë të qartë, nuk e kam biseduar, shikuar kurrë si një opsion. Nuk kam folur kurrë për këtë, nuk kam negociuar kurrë për këtë çështje. Kam dëgjuar njerëzit të thonë se zyrtarët amerikanë më parë e kishin ngritur si çështje.

Nuk jam në dijeni dhe si ambasador i SHBA në Gjermani, kancelarja Merkel gjithmonë më ka thënë se nuk do të ketë një rishkrim të kufijve në Europë edhe pse ajo lejoi çfarë i ndodhi Krimesë dhe nuk bëri çmos për të mos ndryshuar kufijtë. Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide” – tha Grenell në një intervistë për Syri Tv.

Në vitin 2018, presidenti i Kosovës i saj kohe, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaruan gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Kjo u mbështet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, një aleat i njohur i politikave të Thaçit. Por në atë kohë ideja zgjoi kundërshtime të forta në Prishtinë, Tiranë, por edhe në Bruksel dhe kancelaritë europiane. Pas arrestimit të Hashim Thaçit dhe dërgimit të tij në Hagë, ideja mori fund. ©LAPSI.al. 

LEXO EDHE: Shkëmbimi i territoreve/ Bolton zbulon prapaskenat e takimit me Tony Blair



3 Comments

  1. Me vjen per te qesh me kete Grenelin se per ironi te fatit i takoi nje Homoseksuali qe te merrej me ceshtjet gjeopolitike te dy prej popullatave me Homofobe te botes, asaj shqiptare dhe serbe.

  2. Rasti Grenell duhet studjuar ne cdo aspekt. Nga drejtues i CIA, Ambasador apo emisar Presidenti, e shohim shpesh ne Ballkan “per pune private”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *