• |
ide | kryesore

Radio France: Dritëhijet e projekteve të dhëndrit të Trump në Shqipëri dhe Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Jared Kushner konfirmoi më 15 mars në rrjetin X projektet e tij në Ballkan. Dhëndri i Donald Trump synon të ndërtojë resorte luksoze në Shqipëri dhe Serbi.

Nga Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin – Radio France Internationale

Në Shqipëri, Jared Kushner synon ishullin e Sazanit, një parajsë natyrore që mbyll gjirin e Vlorës, ende pa asnjë ndërtim, sepse ish-baza ushtarake është një zonë e mbrojtur. Në Serbi, bëhet fjalë për vendin e ish-shtabit të përgjithshëm, i cili kishte strukturën e tij të madhe në qendër të Beogradit deri në bombardimet e avionëve të NATO-s në prill dhe maj 1999 dhe që tani mund të shohë projektet e investitorit amerikan.

Aktivisti mjedisor dhe deputeti i Parlamentit të Serbisë, Aleksandar Jovanović Ćuta “zbuloi petët” duke publikuar një memorandum mirëkuptimi midis kompanisë së Jared Kushner dhe Ministrisë së Ndërtimit të Serbisë, e cila parashikon transferimin falas për 99 vjet të “një zonë të gjerë”, duke përfshirë vendndodhjen e ish-shtabit të përgjithshëm, por edhe ndërtesat e përdorura nga Ministria e Mbrojtjes dhe shërbimet e inteligjencës. Serbia dhe “Atlantic Incubation Partners LLC”, një degë e “Kushner Realty LLC”, pritet të krijojnë një kompani me përgjegjësi të kufizuar me seli në Serbi.

Qeveria serbe u përpoq fillimisht ta mohonte këtë projekt, përpara se konfirmimi i Jared Kushnerit të hiqte edhe dyshimin më të vogël dhe presidenti Aleksandar Vuçiq nxitoi të deklarohej i “kënaqur” për këtë, ndërsa pretendoi se “nuk i dinte të gjitha detajet”. Dy kulla të mëdha që do të përmbajnë hotele dhe apartamente luksoze mund të dalin nga rrënojat e ish-kryeveprës së brutalizmit jugosllav, e ndërtuar në vitin 1963 nga arkitekti Nikola Dobrović. Kompleksi do të duhet të ketë edhe një memorial si dhe një muze, por për historianin e artit Branislav Dimitrijević, selia e vjetër duhet të rindërtohet në mënyrë identike ose rrënojat e tij duhet të ruhen ashtu siç janë.

Vetë ish-shefi i shtabit dhe tashmë deputet i opozitës, gjenerali Zdravko Ponoš e denoncoi “dhuratën” që i është bërë kompanisë amerikane, duke besuar se presidenti Vuçiq po përpiqet të “monetarizojë të ardhmen e tij politike”. Opozita serbe ka pak iluzione: disa vite më parë, qeveria vendosi një “lex specialis” (ligj special) për të lejuar ndërtimin e kompleksit Ujor të Beogradit nga investitorë arabë, i cili shkatërroi një pjesë të Beogradit qendror.

Pas kësaj marrëveshjeje mes regjimit serb dhe një përfaqësuesi të familjes Trump rrëshqet hija e Richard Grenell, ish-i dërguari special i presidentit amerikan në Ballkan, i cili shkon gjithmonë në Beograd, ku është parë duke kaluar mbrëmje me ministrin e Financave, Siniša Mali. Verën e kaluar Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump kaluan disa ditë pushime në Shqipëri, duke bërë edhe një foto me kryeministrin Rama, por edhe me Richard Grenell.

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë sapo ka miratuar ligjin që lejon realizimin e projekteve turistike në zonat e mbrojtura, Edi Rama nuk pranon të flasë. Madje të martën, ai preku me dorë në kokë një gazetare të një televizioni privat, e cila kishte tentuar t’i bënte një pyetje për këtë temë, në një gjest macho që ngjalli indinjatë tek gazetarët shqiptarë.

Richard Grenell është përfshirë drejtpërdrejt në projektin e ishullit të Sazanit, të cilin ai e justifikoi duke shpjeguar për një televizion shqiptar se “askush nuk duhet të kërkojë kurrë falje që dëshiron të fitojë para”. Koncesioni për hotelin e ardhshëm do t’i besohet grupit Aman, me qendër në kantonin Zug, në Zvicër, në pronësi të oligarkut rus Vladislav Doronin. Në vitin 2022, një ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, u emërua shef i sigurisë për grupin Aman Resorts. Megjithatë, ai u dënua me 50 muaj burg në dhjetor 2023 për një bashkëpunim të gjatë me një tjetër oligark rus, “mbretin e aluminit” Oleg Deripaska. Charles McGonigal është përfshirë edhe në një skandal në Shqipëri, pasi ka marrë 225 mijë dollarë për të lobuar në favor të Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara.

Projektet e Jared Kushner bashkojnë edhe një herë Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin, të cilët Richard Grenell i kishte bashkuar rreth projektit të “Ballkanit të Hapur”, një hapësirë rajonale e tregtisë së lirë të mbështetur nga administrata Trump, por edhe rreth idesë së ndarjes së Kosovës dhe ripërcaktimit të kufijve të rajonit, që supozohet se garantojnë “stabilitetin” e Ballkanit. Është një bast i sigurt që ky projekt do të ringjallet shpejt nëse Donald Trump rizgjedhet. Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq gjithsesi kanë mbajtur kanale të shkëlqyera komunikimi, falë mikut të tyre të përbashkët Richard Grenell.

©Marrë nga RFI, Titulli origjinal: Shqipëria, Serbia: investimet e mrekullueshme të dhëndrit të Trump në Ballkan. Përshtati në shqip LAPSI.al



3 Comments

  1. Kushner deklaroi dje ne interviste qe Gaza eshre toke e mire per Izraekitet te investojne dhe Palestinezet duhet te ikin refigjate dhe mos kthehen me. Ky psikopat fhe pleher bashke me cifutet e tjere Zionost duan ti bejne Shqiptareve genocid me ane te Rames qe po e Shpopullon me emigrim Shqiperine dhe keta ta marrin per vete gjithe Shqiperine. Ngrihuni dhe Zhdukeni kete qeveri Cifuto Sorrosiane qe ju shwrben Zionistave Cifuto Amerikan. Ate qe se bene te tjeret me lufte keta duan ta bejne me ndyresi dhe tradheti. Tipik mbetje toksike

  2. Kushner deklaroi dje ne interviste qe Gaza eshre toke e mire per Izraekitet te investojne dhe Palestinezet duhet te ikin refigjate dhe mos kthehen me. Ky psikopat fhe pleher bashke me cifutet e tjere Zionost duan ti bejne Shqiptareve genocid me ane te Rames qe po e Shpopullon me emigrim Shqiperine dhe keta ta marrin per vete gjithe Shqiperine. Ngrihuni dhe Zhdukeni kete qeveri Cifuto Sorrosiane qe ju sherben Zionistave Cifuto Amerikan. Ate qe se bene te tjeret me lufte keta duan ta bejne me ndyresi dhe tradheti. Tipik mbetje toksike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *